Thaçi s’është mbret, Kuvendi vendos për bisedimet me Serbinë!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka kundërshtuar ashpër kryeministrin dhe kryeartin e partisë së tij, Hashim Thaçi për gatishmërinë për të hyrë në bisedime politike me Serbinë.

Krasniqi në emisionin Rubikon të KTV-së, ka thënë se pa një konsensus të plotë të Kuvendit dhe partive parlamentare askush nuk ka të drejt të pranojë bisedime politike me Serbinë. “Dokumenti i Ahtisaarit është kompromisi më i madh i Kosovës karshi Serbisë, prandaj pa një debat dhe konsensus të gjerë në Kosovë nuk duhet hyrë në bisedime të reja dhe politike me Serbinë”, ka thënë Krasniqi, raporton OraInfo.

Krasniqi e ka kundërshtuar edhe deklaratën e përfaqësuese së lartë të BE-së, Catherine Ashton, e cila ka thënë se edhe Prishtina edhe Beogradi duhet të përgatiten për kompromise të renda. “Edhe deklaratë e padrejtë ajo çka ka thënë Ashtoni”, ka thënë Krasniqi.

“Thaçi dhe Jahaga duhet të bëjnë të qartë, që ajo që është arritur në Vjenë dhe në Kushtetutë nuk do të ndryshojë. Ata duhet të kthehen në Kosovë, duhet presidentja t’i thirrë paritë parlamentare për të biseduar me ato dhe për të arritur një konsensuse që çështja e bisedimeve me Serbinë të mos jetë barrë e vetëm një subjekti politik. Duhet të dëgjohet edhe zëri i opozitës. Dhe vetëm atëherë të bisedohet me Serbinë, por pa këtë konsensus nuk i kisha sugjeruar askujt të bisedoj, përgjegjësia është e atyre që vendosin”, ka thënë ai.

Sa u përket deklaratave të kryeministrit Thaçi për gatishmërinë e Kosovës për dialog politik me Serbinë, Krasniqi ka thënë se kryeministri ka gabuar këtu. “Nuk është dashur ta thotë këtë, ai nuk është mbret. Duhet të bisedohet me partitë parlamentare. Deri më tash kjo gjë nuk ka ndodhur, nuk ka ndodhur as në Partinë Demokratike”, ka thënë ndër të tjera kryeparlamentari.kohaislame

Artikulli paraprakEnis Presheva lë muzikën
Artikulli vijuesPLANIFIKIMET E NJERËZVE DHE CAKTIMET E ALLAHUT