Enis Presheva lë muzikën

Pas shumë e shumë viteve karrierë, producenti i njohur shqiptar Enis Presheva, ka vendosur që të largohet nga muzika.

Ai ka pasur rastin që të bashkëpunojë me pothuajse të gjithë estradën shqiptare ku secila këngë e cila kompozohej nga ai, ishte padyshim këngë që qëndronte në krye të top-listave.

Ai pohoi se projektet e fundit të cilat ka marrë pjesë kanë qenë koncerti i Unikkatilit në Prishtinë dhe albumi i sapo publikuar i reperit MC Kresha “Air Force 1” dhe se menjëherë pas tyre, ai do të linte muzikën./hiphopmagazine/kohaislame

 

Artikulli paraprakUria rrezikon 1.5 milion sirian
Artikulli vijuesThaçi s’është mbret, Kuvendi vendos për bisedimet me Serbinë!