Gazeta britanike “Independent” ka përshkruar zhvillimet në Kuvendin e Kosovës dhe hedhjen e gazit lotsjellës, si mjet për të kundërshtuar Qeverinë, që kjo gazetë e quan regjim. Kjo është hera e parë që nje gazetë ndërkombëtare Qeverinë e Kosovës e quan regjim.
Zyrtarët policorë hynë brenda sallës dhe nxorën jashtë deputetët, pasi u ndërpre puna e Kuvendit si pasojë e shpërndarjes së gazit.
Disa tymuese u shpërthyen në Kuvend, si pjesë e protestës së opozitës kundër korrupsionit, papunësisë dhe marrëveshjeve diplomatike me Serbinë dhe Malin e Zi, raporton “Independent”.
Nuk është kjo hera e parë që opozita përdor lotsjellësin, shkruan më tej britanikja. Papunësia mbetet e lartë në Kosovë.
Shteti, po ashtu, ka provuar t’i bashkohet OKB-së vazhdimisht, mirëpo është bllokuar nga Rusia në mënyrë të përsëritur.
Vendi ka bërë përpjekje të mëdha për të arritur unitet kombëtar dhe stabilitet, si pasojë e konflikteve etnike dhe ndasive fetare.