Stella Creasy
The Guardian
Kur isha fëmijë unë ëndërroja të shkoja në Disneyland. I shumë shoqe të miat shpresoja që një ditë të vizitoja vendet që kisha parë në programet televizive dhe filma. Ky është shkaku pse, kur dëgjova për një familje prej 11 vetë nga Walthamstow [Britani] që iu desh të hiqte dorë nga pushimet, mendimi im i parë ishte për fëmijët. Sa kohë ata kishin parë prindërit të kursenin për atë udhëtim; sa të lumtur mund të kenë qenë duke u treguar shokëve që do të shikonin Mickey Mouse, dhe sa mund të jenë mërzitur në aeroportin Gatwick kur kanë parë prindërit t’i heqin mënjanë zyrtarët dhe t’u thonë se u anulohet e drejta për të udhëtuar në Amerikë. Në vend të niseshin për te Universal Studios për dy javë argëtim, atyre iu thanë të ktheheshin në shtëpi.
Kjo është më shumë se historia e trishtueshme e një konsumatori që ngatërroi numrat e platformave apo ka probleme me letrat. Zyrtari që i ndaloi ata ishte nga Departamenti i Sigurisë së Brendshme të SHBA – dhe në zbrumën që pasoi të tjerë qytetarë rrëfyen që dhe atyre u ishte ndaluar hyrja në SHBA.
Çfarë kanë të përbashkët këto histori? Feja. Një numër në rritje i myslimanëve britanikë thonë se janë trajtuar në të njëjtën mënyrë. Kjo ngre pyetje shqetësuese, përtej kërkimit të mënyra për të lehtësuar lëndimin shpirtëror të fëmijëve që nuk takuan dot Elsën dhe Frozen-in. Nëse SHBA mendon që ka argumente të forta për të mos lejuar njerëzit të shkojnë aty, ne s’mund të jemi të kënaqur që Britania nuk merr asnjë masë për ta ndjekur këtë praktikë.
Familja që kishte planifikuar të shkonte në Kaliforni do të ishte kthyer të martën e kaluar – fakti që dhe pas një jave nuk kanë marrë asnjë shpjegim për arsyet pse u ndaluan të udhëtonin veç e shton shqetësimin e tyre. ndërkohë, nuk ka pasur asnjë kontakt të shërbimeve të sigurisë as nga Britania as nga SHBA për të ndjekur kërcënimin e mundshëm që ata mendonin se përfaqësonte ajo familje.
Pavarësisht bërjes së hetimeve, edhe unë kam ndeshur në pengesa – përveç gjetjes së informacionit se 9000 sterlinat që ata paguan për biletat nuk do të kompensohen. Shënimi me shkronja të vogla në biletë thotë se nëse nuk lejoheni të hyni në një vend kjo nuk është arsye për kompensim – dhe pa informacion nga shërbimet e sigurisë, familja nuk mund të thotë nëse ndalimi është bërë për arsye të drejta apo të padrejta. Të lënë pa pushime, pa shpjegim dhe pa kompensim, nuk është habi pse atmosfera festive është e mangët kurse zemërimi po shtohet.
Nuk janë vetëm familjet e ndaluara që janë të zemëruara. Vakuumi i krijuar nga refuzimi për të dhënë shpjegime për vendimin e refuzimit po prodhon pakënaqësi dhe debat. Diskutimet në internet dhe jashtë tij reflektojnë frikën në rritje se myslimanët e Britanisë po trajtohen sipas modelit Trump – dhe dënimi i gjerë i thirrjes së Donald Trump-it për të mos lejuar asnjë mysliman të hyjë në SHBA bie ndesh me atë që ndodh në praktikë. Përballë pretendimeve të tilla, shqetësimi ynë duhet të jetë që të bëjmë diçka më shumë se të kritikojmë pozicionin e kandidatëve republikanë në garën e kandidatit për president. Sepse kjo nuk po ndodh në SHBA, por në tokë britanike, në aeroportet tona dhe u ndodh qytetarëve tanë dhe kjo vë në dyshim vendin e tyre dhe në shoqërinë tonë.
Duke punuar me gjithë komunitetet në Britani ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur të luftojmë terrorizimin. Por duke bërë këtë duhet të jemi të qartë si dhe pse paragjykimi nuk ka vend. Ndërsa filozofia e ISIS mund të kërkojë të korruptojë islamin dhe të përçajë botën tonë, veprimet tona duhet të mbrojnë në mënyrë aktive natyrën e saj paqësore, brenda vendit tonë dhe jashtë tij. Për hir të sigurisë kombëtare dhe kohezionit kombëtar, qeveria nuk duhet të kthejë kokën në anën tjetër kur qytetarët tanë kanë gjithnjë e më shumë kanë frikë nga sanksionet e fluturimit pa kompensim.
Vetëm një javë më parë, parlamentarët u bashkuan në një marrëveshje që pikëpamjet e Trump-it ishin të neveritshme. Tani ne duhet të bëjmë diçka më shumë sesa të mbledhin supet përballë politikave të fshehta të shërbimeve të sigurisë amerikane që i lënë votuesit tanë në vuajtje të tillë. Nëse ambasada nuk i përgjigjet deputetes së familjes, ajo duhet t’i japë përgjigje kryeministrit të tyre dhe ai duhet të na përgjigjet neve se çfarë është duke bërë për të garantuar që asnjë qytetar britanik nuk do të diskriminohet për fenë e tyre në vendin e tyre.
Disney është një botë jo reale, por pa hetim më të madh të politikave të tilla, përpjekja për të udhëtuar mund të bëhet një tmerr për shumë qytetarë tanët dhe kjo duhet të na shqetësojë të gjithëve.