Lëvizja Besa sonte mbajti Kuvendin Themelues të Forumit Rinor të kësaj lëvizjeje. Kryetari i forumit rinor, Daim Luçi, në fjalën e tij të rastit, ndër të tjerash tha se forumi rinor i kësaj lëvizje ka për qëllim dhe synim që të mos njolloset historia e shqiptarëve si dhe t’i dalë zot çështjes kombëtare. Ai tha se Lëvizja BESA do të kujdeset që të pensionojë të gjithë ata politikanë shqiptarë që shkelin mbi dinjitetin e shqiptarëve.
“Lëvizja Besa, është një model lidershipi, ndryshe nga ato egzistuese, e cila synon përmirsimin e gjendjes aktuale politike, shoqërore, ekonomike të shqiptarëve, dhe padyshim falë bartësit të këtij lidershipi, kryetarit tonë doktor Bilall Kasamit”, deklaroi kryetari i Forumit Rinor tw Lwvizjes BESA, Daim Luçi.
Kuvendin Themelues të Forumit Rinor e përshëndeti edhe numri një i kësaj lëvizje, Bilall Kasami. Duke përgëzuar punën e bërë të të rinjve të Besës, Kasami u ndal edhe tek situatuta aktuale politike në vend. Ai tha se vendi po futet në një krizë të thellë politike dhe se kjo kriyë u shkaktuan për shkak të mungesës së demokracisë. Kasami poashtu potencoi se lëvizja BESA nuk do të marr pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nëse nuk ndryshon kjo situatë politike dhe nëse nuk pastrohen listat zgjedhore.