Mendimi personal për atë se përse tinejxherja e cila jeton në Perëndim i refuzon “mrekullirat” e modes dhe dëshiron të mbajë mbulesën.
Unë sigurisht se nuk perfshihem ndër rebelët potencial. Nuk kam tatuazha të theksuara e as shenja të tjera. Nuk kam xhaketë të lëkurës. Në të vërtetë kur më takojnë, shumica e njerëzve më parë mendojnë diçka për një “femër të shtypur”. Disa individët të guximshëm të cilët marrin forcë të më pyesin rreth veshjes sime zakonisht thonë: “A të shtyen prindërit për të veshur këtë”? apo “A nuk mendon se kjo nuk është e drejtë”? Kohë më parë disa vajza nga Montreali janë larguar nga shkolla për shkak të veshjes çrfarë e barti unë. Duket e çuditshme se një pjesë e vogël e veshjes mund të krijoj këso probleme të mëdha (kontraverze).
Natyrisht, problemi është më i madhë se një pjesë e vogël e veshjes së thjeshtë. Unë jam muslimane e cila sikur miliona muslimane tjera në mbarë botën, zgjodhi të bartë mbulesën. Ndërsa, koncepti i mbulesës, përkundër mendimit popullarizues, në të vërtetë është një ndër aspektet themelore e të drejtave të gruas. Pasi të mbulohem, gati se ju bëj të pamundëshme të tjerëve të më vlerësojnë në bazë të pamjes. Nuk mund të kategorizohem në bazë të atraktivitetit tim apo mungesës së tij. Krahasoni këtë me jetën në shoqërinë e sotme: Ne sot njëri tjetrin e vlerësojmë në bazë të veshjes, stolive, flokëve dhe zbukurimeve. Çfarë vlerësimi mund të ekzistoj në këtë botë! Po , unë kam trup, manifestim fizik në këtë planetë. Por ky është mbështjellës për mendje inteligjente dhe shpirt të fuqishëm. Kjo nuk shërben për ekspozim të shikimeve e as për reklama që shesin të gjitha, duke filluar nga pijet e ndryshm alkoolike e deri te automobilat më të bukur. Për shkak të sipërfaqësisë së kësaj bote në të cilën jetojmë, pamja e jashtme ka vlerë të madhe, përderisa vlerat e indivit për shumicën nuk ekzistojnë. Ajo që femra në shoqërinë e sotit e gëzon lirinë është mit (legjendë) e thjeshtë. Çfarë lirie është kjo kur fëmra nuk mund të shetitë rrugëve, përderisa çdo pjesë e qenjës së saj fizike nuk do të “kontrollohet”. Prandaj, sa i përket kësaj, pasi të veshi hixhabin ndihem më e sigurtë. Mund të jam e sigurtë se askush nuk do të shikon në mua duke bërë vërejtje për karakterin tim në bazë të gjatësisë së fundit tim. Ekziston bariera në mes meje dhe atyre të cilët dëshirojnë të manipulojnë me mua. Në rend të parë unë jam qenje njerëzore. Një ndër fenomenet më brengosëse të kohës tonë është miti i bukurisë femërore. Duke i lexuar magazinet e ndryshme për të rinjë mund të kuptoni se cili trup është “in” ndërsa cili “aut”. Nëse posedoni një trup “të gabuar” ju do ta ndërroni, apo jo? Natyrisht, nuk ka gjasa të keni disa kilogramë më tepër, dhe prap të jeni të bukur. Shikoni cilën do reklamë. A thua për shitjen e prodhimeve shfrytëzohet gruaja.? Çfarë moshe duhet të jetë? A është atraktive? Si është e veshur? Në shumtën e rasteve ajo grua nuk duhet të jetë mbi 20 vjeç, duhet të jetë e gjatë, e bukur, sharmante dhe me veshje të bukur. Përse lejojmë që të manipulohet me ne në këtë mënyrë? Me dëshirë apo jo, gruaja moderne është e njollosur. Është e detyruar të shesë veten dhe të të kompromitohet. Për këtë arsye në shoqërinë tonë kemi 13 vjeçare të cilat i fusin gishtat në fyt për të vjellur dhe adoleshente të cilat varren për shkak të peshës së tepërt. Kur më puesin njerëzit se a ndihem e shtypur, sinqerisht përgjigjem – jo. Këtë vendim e kam marrë me anë të vullnetit tim të lirë. E marr kontrollën ndaj mënyrës se si më shikojnë njerëzit. Kënaqem me faktin se nuk i lejoj askujt të shikojë asnjë pjesë të trupit tim dhe se jamë e liruar nga ndjekjet e trendeve të industrive të modës dhe të tjerëve të cilët merren me eksploatimin e gruas. Trupi im është çështje ime. Askush nuk ka të drejtë të flet si duhet të dukem, a jam e bukur apo nuk jam e bukur. Jam e vetëdijshme se ekzistojnë edhe gjëra më të rëndësishme se kjo. Gjithashtu, lirisht mund të them jo, nëse më pyesin a ndihem e shtypur. Unë e kam marrë kontrollën ndaj vetvetes. Shumë jam e gëzuar se kurrë nuk do të vuaj nga tentimi për humbje apo për fitim të disa kilogrameve, apo të gjej ngjyrën e përshtatshme të karminit i cili do t’i përshtatej ngjyrës së tenit tim.
Unë e zgjodha prioritetin tim, ndërsa këto nuk i përkasin atyre gjërave të përmenduara. Prandaj, kur më shihni herën tjetër, mos më shikoni me keqardhje. Unë nuk jam nën presion të askujt, dhe nuk jam grua e ardhur nga shkretëtirat barbare të arabisë e cila adhuron mashkullin.
Unë jam e lirë!