Tiparet që kërkohen për punësim!

Mendoni se dëshironi një person i cili pajtohet me gjithçka si punonjësin tuaj të ardhshëm? Në fakt, ju nuk e dëshironi.

Suksesi i ekipit tuaj varet nga njerëzit të cilët e përbëjnë atë. Për këtë është shumë e rëndësishme, kur keni një pozitë të hapur, të siguroheni se personi të cilin e punësoni për atë punë të jetë i duhuri për rolin.

Studimet nga Bersin by Deloitte zbuluan se kompania mesatare shpenzon 4,000 dollarë për të mbushur një pozitë të lirë. Edhe nëse ai person del të jetë një punësim i gabuar, mund të përfundojë duke i kushtuar kompanisë edhe më shumë.

Pra, si të siguroheni se e punësoni personin e duhur? Sipas Federatës Kombëtare të Bizneseve të Pavarura, 47 përqind e bizneseve të vogla të anketuara thanë se nuk mund të gjenin aplikues të kualifikuar për pozita të lira. Por nëse fokusoheni në cilësitë kyçe të cilat kandidati juaj ideal duhet t’i posedojë, ju do t’a njihni atë kur t’a shihni.

Në librin e tij, Start With the Why: How Great Leaders Inspire Everyone to Action, folësi motivues Simon Sinek shkroi: ‘’Kompanitë e mrekullueshme nuk punësojnë njerëz të shkathët dhe t’i motivojnë ata, ata tashmë punësojnë njerëz të motivuar dhe i inspirojnë ata’’.

Nuk jeni të sigurtë se çfarë karakteristika duhet të kërkoni? Këtu janë disa nga cilësitë kryesore, disa befasuese, të cilat i kërkoj kur ndërtoj ekipin tim:

Sinqeriteti

Në një intervistë me Business Insider, themeluesja e Huffington Post Arianna Huffington tha, ‘’Më pëlqen të punoj me njerëz të cilët thonë saktësisht atë që kanë në mendje’’. Nëse e gjitha që dëshironi është dikë i cili tund kokën e tij ose të saj dhe pajtohet me gjithçka që thoni, e gjitha që do të merrni është një lajkatar dhe biznesi juaj nuk do të përfitojë nga kjo.

Ju duhet të punësoni njerëz të cilët nuk frikësohen të ndajnë idetë e tyre, të flasin dhe të sfidojnë status kuonë. Këta janë njerëzit të cilët do të jenë në gjendje të shtyjnë ekipin tuaj të përmirësohet dhe të bëjnë ndryshime pozitive.

Të etur për të mësuar

Kur i pyesin se kë dëshirojnë të punësojnë, shumica e menaxherëve përmendin inteligjencën si karakteristikë kyçe të kandidatit të tyre ideal. Por inteligjenca nuk do të thotë gjithmonë sukses në biznes.

Në vend se të kërkoni njerëz të zgjuar, fokusohuni në gjetjen e dikujt i cili është kurioz dhe i gatshëm për të mësuar. Këta kandidatë do të jenë më mirë në gjendje të përshtaten me ndryshimet në organizatën tuaj dhe do të jenë në gjendje të rriten së bashku me të.

Njerëzit të cilët janë të etur për të mësuar gjithmonë kërkojnë sfida dhe mënyra të reja për t’u përmirësuar. Ata madje mund të jenë në gjendje të japin ide se si duhet të bëhen gjërat në biznesin tuaj.

Jetë të ekuilibruar

Mund të ju duket se dëshironi dikë i cili i dedikohet shumë kompanisë tuaj, i cili kalon orë shtesë në zyrë dhe gjithmonë hyn dhe del i pari. Por në fakt janë njerëzit të cilët kanë një jetë të ekuilibruar jashtë zyrës ata të cilët janë punonjësit më të mirë.

Në një intervistë me Bloomberg, Kryeshefi Ekzekutiv i Apple Tim Cook tha, ‘’Ne nuk vëmë njerëzit në një makinë ku ata dalin dhe flasin njësoj, duken njësoj, mendojnë njësoj. Ne me të vërtetë vlerësojmë shumëllojshmërinë. Ne duam shumëllojshmëri mendimesh, stilesh. Ne duam që njerëzit të jenë vetvetja’’.

Shumëllojshmëria është e rëndësishme, për të lejuar kompaninë tuaj të rritet, dhe njerëzit fitojnë mendime të shumëllojshme duke përjetuar jetën jashtë zyrës. Kështu që, ata me hobi, shokë dhe familje nuk kanë tendenca të jenë një dimensional. Ata sjellin shumë njohuri dhe kontribute interesante në organizatën tuaj.

Lojtar i nivelit të lartë

Kjo mund të jetë e dukshme, por është e rëndësishme. Ju duhet të keni njerëz të cilët shkojnë mbi dhe përtej asaj që iu kërkohet dhe të cilët nuk frikësohen nga puna e rëndë.

Themeluesi i Facebook ndau sekretin e tij të punësimit me Business Insider: ‘’Unë kam përshtatur këtë rregull të punësimit, e cila do të thotë se nuk duhet të punësoni kurrë dikë nëse nuk do të punonit për ta në një univers tjetër’’.

Ngjashëm, në një letër të aksionerëve të Amazon në vitin 1998, Kryeshefi Ekzekutiv i Amazon Jeff Bezos tha se kur punëson, ai dhe dëgjuesit e tij duhet të pyesin, ‘’A do të rrisë ky person nivelin mesatar të efikasitetit të grupit në të cilin po hyjnë? Ne duam të luftojmë rënien. Shiriti vazhdimisht duhet të ngritet lartë’’.

Njerëzit të cilët duhet t’i punësoni janë ata të cilët do të rrisin standardet në biznesin tuaj. Ata kontribuojnë më shumë se sa pozita e tyre dhe të cilët gjithmonë kërkojnë mënyra të reja për të rritur veten dhe biznesin.

Integriteti

Në një fjalim në Universitetin e Florida-s, Kryeshefi Ekzekutiv i Berkshire Hathaway Warren Buffett tha, ‘’Ne kërkojmë tri gjëra kur punësojmë njerëzit. Ne kërkojmë inteligjencën, iniciativën ose energjinë dhe integritetin’’.

Pavarësisht se sa i mirë është një kandidat, nëse ai ose ajo nuk është i sinqertë dhe i vërtetë, mund të mos jeni në gjendje t’ia besoni atij personi punën. Njerëzit me integritet janë në gjendje të punojnë me të tjerët dhe të ofrojnë punë të cilësisë së lartë. (Sujan Patel/Entrepreuner)

Artikulli paraprakSi mundet t’iu lërë të varfër krenaria?
Artikulli vijuesNga sa komuna fituan partitë politike?