Tiramisu gjysëm e ngrirë

Racionet: 8 – 10, Koha e përgatitjes: 20 mins

 

Përbërësit:

250 gr. (1 gotë) djathë Mascarpone në temperaturë dhome (në mungesë mund të përdorni djathë Philadelphia)

1 gotë krem

4 vezë, të ndara

1 1/2 gotë kafe ekspres të ftohtë

1/2 gotë sheqer

12 biskota Savoiardi

1/2 gotë çokollatë të zezë

 

 

Përgatitja:

Rrahni 4 të verdhat e vezëve derisa të përziehen mirë dhe ngadalë shtoni ½ gotë sheqer, pastaj djathin Mascarpone. Në një enë tjetër rrahni të bardhat e vezëve derisa të mpiksen (të mos bien nga ena nëse e ktheni përmbys). Hidhni të bardhat e vezëve në përzierjen e djathit. Më pas hidhni edhe kremin. Mbulojeni përzierjen me një letër kuzhine plastike.

Shtoni kafene e ftohtë dhe me kujdes lyeni biskotat një nga një. Merrni një pjesë nga përzierja e djathit dhe shtrojeni në një tavë. Shtroni biskotatmbi sipërfaqen e përzierjes dhe pastaj lyejini me çokollatë. Shtroni përsëri një shtresë nga përzierja dhe vazhdoni me çokollatë dhe biskotat e tjera, duke krijuar shtresa sipas dëshirës.

Me kujdes mundohuni të mos lini hapësira me ajër duke e ngjeshur me një letër celofon kuzhine.

Vendoseni në ngrirje për rreth 4 orë, ose deri sa të ngrijë.

Kur ta shërbeni përdorni një mjet të posaçëm për ta nxjerrë nga tava. Mund ta spërkatni sipër me copëza çokollate.

Artikulli paraprakKosova rrezikon të humbë nga një qytezë në muaj
Artikulli vijuesEfektet e shëndetshme të mollës