Shirat e rrëmbyeshëm e kanë kthyer kufirin maqedonas në një det prej balte.
Kjo është sfida e fundit e emigrantëve që duan të mbërrijnë në vendet e Europës perëndimore.
Të paktën 7 mijë njerëz, mes tyre shumë prindër me fëmijë, sfiduan shiun dhe u përplasën me policinë në kufirin verior të Greqisë, teksa po hynin në Maqedoni.
Policia grek thotë se kjo është vala më e madhe e vetme e refugjatëve, e regjistruar gjer më tani.
Maqedonia po shqyrton mundësinë e ngritjes së një gardhi në kufirin me Greqinë, njësoj siç ka bërë Hungaria.
Ekspertët thonë se pritet një valë akoma më e madhe refugjatësh në dhjetët ditët në vazhdim.