Tragjedi: Nëna mbyt në rezervar foshnjën e sapolindur

Një nënë ka mbytur fëmijën e saj të sapolindur në rezervar.
 
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në datën 12 mars në qytetin e Kukësit.
 
Ajo e ka mbytur në ujë fëmijën dhe më pas e ka lënë në digë duke u larguar.
 
Foshnja është sjellë në Tiranë për ekspertizë mjeko-ligjore ndërkoha që gruaja e dyshuar si nëna dhe autorja e krimit është ndaluar nga Sektori i Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Kukësit.
 
Foshnja e sapolindur ishte gjetur në digën e rezervarit në fshatin Mamëz nga banorët.
 
Fëmija ishte mashkull dhe nuk kishte shenja dhune në trup dhe pas autopsisë u përcaktua se kishte humbur jetën për shkak të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes nga uji./bs/kohaislame
Artikulli paraprakShejh Albani "ja shpëton jetën" Shqiptarit (Ngjarje e vitit 2014)
Artikulli vijuesIzrael: Sot ka filluar votimi për zgjedhjet legjislative