Trupat e Berti dhe Rei Tahirllari u nxorrën rreth orës 14:00 të ditës së sotme nga rezervuari i Qatromës.
Ata u mbytën të premten teksa po peshkonin.
Rrethanat se ndodhi tragjedia janë të paqarta. Ngjarja nuk pati dëshmitarë.
Një bashkëmoshatar gjeti rrobat e tyre buzë rezervuarit.
Pasi i kishte kërkuar për disa minuta, kishte njoftuar familjarët e tyre.
Kërkimet gjatë mbrëmjës së djeshme nuk sollën rezultat.
Polumbarët e RENEA –s u futën sot në liqen dhe pasi disa orë kërkimesh i gjetën dy trupat pranë njëri – tjetrit.
Foto e publikuara nga lapsi.al janë bërë në momentin e nxjerrjes së tyre.