Një aksident i rëndë automobilistik ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa për pasojë 4 të rinj kanë humbur jetën.Ngjarja e rëndë u regjistrua ne afërsi të Sukthit rreth orës 4:30 minuta.
Viktimat janë tre vajza dhe një djalë, ende të pa identifikuar.
Mjeti tip Benz me targa AA979GV i cili drejtohej nga djali udhëtonte në sens të kundërt të autostradës. Mësohet se djali që ka humbur jetën është nga Durrësi, por nuk bëhet me dije ende identiteti i tij. Në mjetin tjetër tip Benz me targa AA694IL udhëtonin 3 vajza, njëra nga të cilat mësohet se është nga Tirana.
Përplasja mes dy mjeteve ka qenë e fortë dhe për pasojë 4 të rinjtë kanë humbur jetën menjëherë. Mjetet janë shkatërruar pothuajse plotësisht, ndërsa trupat janë nxjerrë nga forcat zjarrfikëse.
Si pasojë e aksidentit të rëndë është devijuar qarkullimi i mjeteve. Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet për identifikimin e viktimave dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

You Might also Like
OSBE dënon incidentin në Prishtinë
Ushtruesja e detyrës së shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Elaine Conkievich, dënoi sot…
By
Redaksia
1 Min Read
Mustafa: LDK-ja e fiton Prishtinën me duar në xhepa
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, isa Mustafa, nuk i frikësohet Blerand Stavilecit dhe asnjë…
By
Redaksia
2 Min Read
Palestinezët e Rripit të Gazës pushkatuan 6 persona për ndihmën e dhënë ushtarakëve izraelitë
Në Rripin e Gazës persona të armatosur pushkatuan 6 vetë, të cilët dyshohet se ndihmonin…
By
Redaksia
1 Min Read
Tentativa e FETO-s për grusht shteti, arrestohet edhe ish-gjenerali Akın Ozturk (FOTO)
Pas tentativës së organizatës terroriste FETO për grusht shteti, në Turqi janë arrestuar një numër…
By
Redaksia
1 Min Read
Gazetari maqedonas Bozhinovski në burg trajtohet si pjesëtar i UÇK-së
Gazetari Zoran Bozhinovski sot në mëngjes u paraqit para gjykatësit hetues në Gjykatën Themelore Shkup…
By
Redaksia
1 Min Read
Eksplodim në Kumanovë, në bulevardin Revolucioni i Tetorit
Nuk ka persona të lënduar në eksplodimin i cili sot në mëngjes i zgjoi kumanovarët,…
By
Redaksia
1 Min Read
