Pasi që ta kaloj natën do të bëhet burrë. Nuk duhet t’u tregoj fëmijëve tjerë për përvojën e tij. Çdo djalosh duhet ta meritoj vet burrërinë.
Djali ishte i tmerruar. Dëgjoheshin zhurma të ndryshme. Kafshët e egra ishin kudo rreth tij. Kishte mundësi që edhe ndonjë njeri ta dëmtoj. Era e fortë frynte pa ndalë. Mirëpo ai qëndroi me stoicizëm. Nuk i hapi sytë. Kjo ishte e vetmja mënyrë që të bëhet njeri.
Më në fund, pas një nate të tmerrshme, Dielli filloi t’i lëshoj rrezet dhe djaloshi hapi sytë. Atëherë e pa babain e tij. Ai qëndronte ulur pranë tij. Tërë natën e kishte vëzhguar.
Ne asnjëherë nuk jemi vetëm. Edhe atëherë kur nuk e dimë, familja dhe miqtë tanë janë afër nesh. Qëndrojnë ulur në “trung” pranë nesh. Mbi të gjitha Zoti është gjithmonë me ne.
Përktheu: A. D. Islampress