Tregu i tabletëve në tatëpjetë. Vazhdon rënia e shitjeve

Dërgesat e tabletëve kanë rënë përsëri edhe për tre mujorin e parë të këtij viti sipas të dhënave që vinë nga IDC. Firma analitike tha se dërgesat për tabletët dhe hibridët 2n1 (laptop – tablet) kanë rënë me 5.9 % krahasuar me tre mujorin e parë të vitit të shkuar. Shifrat po vazhdojnë të tkurren dhe për periudhën Janar – Mars ku janë shitur vetëm 47.1 milion tabletë.
 
Ky treg po pëson rënie për disa arsye: E para kanë rënë shitjet e iPad-ëve. E dyta smartfonët e ditëve të sotme po sjellin rritjen e madhësisë së ekraneve duke ndikuar tek shitjet e tabletëve. E treta, kur jemi në lëvizje dhe duam të kryejmë një punë serioze me patjetër kemi nevojë për laptopin sesa tabletin. E katërta, një tablet nuk mund të sillet kurrë si një smartfon.
 
Produktet 2n1 gjithashtu po hasin kohë të vështira pavarsisht se në lojë kanë hyrë lojtarë të mëdhenj si Microsoft, Asus dhe Acer. Por edhe laptopët e fundit nga HP dhe Lenovo mund të përdoren edhe si një tablet. Po çfarë ti quajmë, tablet apo laptop? Çfarë të blejmë një laptop të mirëfilltë, një tablet apo një 2n1? Të gjitha këto po shkaktojnë konfuzion sepse konsumatorët kërkojnë një paisje që u kryen punë dhe njëherazi bart aplikacionet që kanë edhe në smartfonët e tyre. Të gjitha këto janë arsye e mjaftueshme që ky treg po kalon një periudhë aspak të mirë. (PCWorld Albanian).kohaislame
Artikulli paraprakIsa Mustafa i përgjigjet opozitës: programi ynë nuk kryhet për dy javë por brenda mandatit qeverisës!
Artikulli vijuesApple Watch është hardueri i kompanisë me koston më të vogël, kushton më pak se 84$