Tri produkte të bletëve që kanë dobi të mëdha shëndetësore

Pasi që erozioni i vazhdueshëm i tokës vazhdon të zbrazë vlerën ushqyese të shumë prej frutave dhe perimeve të shëndetshme,shumë e më shumë njerëz kanë filluar të kërkojnë ushqime më pak konvencionale në mënyrë që të plotësojnë kërkesat e tyre të përditshme për vitamina dhe minerale.

Produktet e bletëve të listuara më poshtë janë veçanërisht të shëndetshme dhe i bëjnë shumë produkte komerciale në treg të ju vijë turp për produktet e tyre.

Poleni i Bletëve

Poleni i bletës (i quajtur edhe bukë e bletës) është polen i mbushur me granula nga bletët punëtore për t’i ndihmuar bletët e reja të kosheres. Ndoshta mund të jetë befasi për disa, por poleni i bletës i përmban të gjitha komponentet thelbësore të jetës, por ai gjithashtu është një ushqim i plotë ngashëm si vezët apo qumështi i papërpunuar.

Topi mesatar nga poleni, për shembull është i përbërë nga rreth 40 për qind proteina, të cilat përfshijnë të paktën 18 aminoacide. Poleni i bletës gjithashtu përmban vitamina B, C, E dhe D, enzime të rëndësishme që ndihmojnë tretjen, karotene, acidet yndyrore esenciale, polysakaride dhe minerale të panumërta si hekur, zink, magnez dhe bakër. Poleni i bletës është gjithashtu i pasur me antioksidantë që luftojnë kundër kancerit, duke përfshirë super-antioksudantët rutinorë, të cilët, sipas hulumtuesëve në Institutin e bletarisë në taranov në Rus kanë aftësinë për të forcuar kapilarët tanë.

Propolisi

Propolisi është një ngjitës, substancë kafe e cila përbëhet nga pështyma e bletës dhe e cila përdoret nga bletët për të mbrojtur kosheren e tyre nga pushtuesit. Edhe pse nuk mund të tingëllojë shumë i shijshëm, Propolisi është një superushqim fantastik që është konsumuar për shekuj në Evropë për vetitë e tij mjekësore
Sikurse poleni i bletës,është i përbërë nga përqendrim i dendur i materieve ushqyese. Propolisi përmban shuma të mëdha të vitaminave A,B,C dhe E, dhe gjithashtu shumë aminoacide dhe antioksidantë të ndryshëm si dhe 60 mbetje minerale, duke e mbuluar spetren prej A-së te Z (zinku). Të gjitha këta ushqyes punojnë së bashku për të ndihmuar proceset natyrore në trupin tonë.
Për propolisin ka një sasi të konsiderushme të kërkimeve.Studimet e fundit kanë gjetur se propolisi përmban veti antikancerogjene dhe antiinflamatore, gjithashtu ato kanë gjetur se ai është një nxitës i mrekullueshëm i imunitetit.

Pelta mbretërore

Pelte mbretërore është një substancë e bardhë (si qumështi) e trashë që është e sekretuar nga gjëndra e bletëve punëtore për të ushqyer larvat dhe mbretëreshën e tyre. PeltA mbretërore është e mbushur me vitamina A, C, B dhe E, antioksidantë dhe proteina (duke përfshirë të gjitha tetë aminoacidet esenciale), dhe ajo ka minerale të barasvlefshme me ato të propolisit.
Ashtu si propolisi, pelta mbretërore i është nënshtruar studimeve të panumërta. Hulumtuesit kanë zbuluar se ajo mund të shtypur furnizimet e gjakut që qojnë në tumore, përmirëson rezistencën e insulinës dhe presionin e gjakut dhe heq kulturat bakteriale antipatike nga organet tona. Për më tepër, pelta mbretërore gjithashtu stimulon prodhimin e estrogjenit, i cili ndihmon në stabilizimin e cikleve menstruale tek gratë dhe përmirëson morfologjinë e spermës në meshkuj./Bujqësia/kohaislame

Artikulli paraprakSTOP hipertensionit me vetëm 30 minuta ushtrime në ditë
Artikulli vijuesArti i edukimit të fëmijëve