Këshilla speciale për ushtrimet fizike

Kryerja e ushtrimeve fizike është më shumë se e nevojshme! Por kur është koha më e përshtatshme për t’i bërë ato dhe cilat janë arsyet që e përcaktojnë këtë gjë? Zbulojini…

1.Koha e përshtatshme për të bërë ushtrime

Ju me siguri mendoni se në kohën e pushimit të drekës ose pas përfundimit të punës, do të gjeni kohën e nevojshme për stërvitjen ditore. Por përvoja tregon se koha e punës përfundon atëherë kur edhe lista e detyrave të ditës është duke përfunduar. Të jeni të sigurt se në këtë kohë, vështirë se do të keni dëshirën minimale, por edhe fuqinë e nevojshme, për të vënë këmbë në palestër. Në këtë situatë, fizkulturën duhet ta bëni në mëngjes!

2. Nuk do të keni nevojë të prisni

Nuk ka gjë më të mërzitshme sesa të presësh dikë të mbarojë ushtrimet në pajisjen tek e cila ti do të ushtrohesh. Nëse ju do të shkoni në mëngjes në palestër, keni mundësinë që ta ndani hapësirën dhe veglat e saj, vetëm me ata pak njerëz të cilët mendojnë si ju. Për pasojë, do të keni mundësi të zhvilloni ushtrime në mënyrë intensive dhe të reduktoni kohën e pritjes!

3. Aktivizojeni më herët metabolizmin tuaj

Ushtrimet në mëngjes bëjnë që proceset metabolike të fillojnë më herët dhe në formën më optimale, e cila vazhdon të ruhet në nivele të kënaqshme për një kohë të gjatë. Atëherë, vëreni më herët në punë makinerinë tuaj, duke mundësuar kështu djegien e më shumë kalorive të tepërta, gjë të cilën nuk do të kishit mundësinë ta bënit duke ndenjur. Sidomos nëse jeni nga ata njerëz të cilët punën e tyre e kanë pas një tavoline për të gjithë ditën, atëherë kjo është një arsye shumë e mirë që fizkulturën ta bëni në mëngjes!

4. Ju jep më shumë energji

E dini pse ushtarët e fillojnë ditën me stërvitje dhe fizkulturë? Kjo, sepse fizkultura u jep forcën e nevojshme për kryerjen e detyrave të ditës. Zhvillimi i fizkulturës në mëngjes, çon në prodhimin e shtuar të endorfinës dhe të disa hormoneve të tjera, të cilat e ruajnë përqendrimin e tyre në organizëm gati për të gjithë ditën!

5. Freskon trurin dhe redukton stresin

Zhvillimi i fizkulturës në mëngjes, ju jep mundësinë të reflektoni me më shumë rendiment ndaj streseve të ditës. Është e provuar që gjimnastika e mëngjesit, redukton stresin!

6. Rregullon oreksin

Po… pasi ta keni bërë zakon këtë rekomandim, do të shihni se oreksi juaj do të bëhet si i kronometruar!

7. Rrit aftësinë reaguese të trurit

Është provuar që zhvillimi i fizkulturës në mëngjes, rrit për 4 deri në 10 orë aftësinë reaguese të trurit. Kjo shpjegohet me rritjen e fluksit të oksigjenit në tru!

8. Rrit disiplinën personale

Të ngrihesh herët nga shtrati, kërkon një disiplinë dhe motivim të konsiderueshëm. Përqafimi dhe bërja zakon e këtij rregulli, do ta ndrysh
ojë në mënyrë thelbësore cilësinë e jetës suaj. Disiplina për ta zhvilluar fizkulturën në mëngjes, do të shndërrohet në një shtysë për ta orientuar atë edhe në aspekte të tjera të jetës tuaj!

9. Flini më mirë

Fizkultura e mëngjesit, e zhvilluar në mënyrë të rregullt, do të rezultojë edhe në një gjumë më të mirë. Vetë organizmi juaj do t’ju tregojë se kur është koha për të vajtur në shtrat, shkruan Shqip. Është shumë e rëndësishme që trupit t’i jepet koha e nevojshme për të pushuar. Një pushim dhe gjumë i mirë, është shumë i rëndësishëm për sistemin muskulor, por edhe për sistemet e tjera!

10. Përmirësoni dietën tuaj

Zhvillimi i fizkulturës së mëngjesit, patjetër që do të shoqërohet me djegien e shpejtë të rezervave tuaja energjike. Prandaj, filloni me një mollë apo një gotë kos me fruta, 30 minuta përpara fizkulturës. Do të kuptoni që kjo ju jep juve energjinë e nevojshme dhe do të digjet shpejt. Gjithashtu, zhvillimi i fizkulturës në mëngjes, do ju ndihmojë në një ngrënie më të mirë gjatë gjithë ditës. Fizkultura do t’ju detyrojë të jeni më përzgjedhës në ushqimet tuaja! /albeu/kohaislame

Artikulli paraprak(VIDEO) Evitohet rrahja mes deputetit shqiptar Rexhail Ismaili dhe Bllagoja Stojanovskit
Artikulli vijuesPërkrahësit e Morsit bëjnë thirrje për protesta masive në ditën e nesërme