Presidenti i SHBA Donald Trump ka kërcënuar të shkatërrojë ekonomikisht Turqinë nëse ajo sulmon forcat kurde në Siri pas tërheqjes së planifikuar të trupave amerikane.
Trump shkroi në Tëitter se as kurdët nuk duhet të provokojnë Turqinë.
Trump nuk ka specifikuar se si ekonomia turke do goditej nëse Ankaraja do të sulmojë kurdët.
Nga ana e saj, Turqia ka paralajmëruar presidentin amerikan Trump që të mos identifikojë kurdët sirianë me organizatën PKK, e cila është një organizatë terroriste së bashku me degën e saj siriane PYD/YPG.
“Është një gabim fatal për të identifikuar kurdët sirianë me PKK që është në listën terroriste të SHBA dhe degën e saj siriane të PYD/YPG”, tha zëdhënësi i presidentit turk, Ibrahim Kalin.
Kalin gjithashtu tha në një mesazh në Tëitter se Turqia po udhëheq një luftë vendimtare kundër terrorizmit e jo kurdëve.
“Ne mbrojmë kurdët dhe të gjithë njerëzit e tjerë në Siri nga kërcënimet terroriste”, tha Kalin.
Mesazhet e Kalinit janë përgjigje ndaj kërcënimeve të mëparshme që Trump dërgoi në Turqi në rast të sulmimit të YPG/PKK, të cilin ata e konsiderojnë terroriste, pas tërheqjes së ushtrisë amerikane nga verilindja e Sirisë.
“Z. Trump, terroristët nuk mund të jenë partnerët ose aleatët tuaj. Turqia pret që Shtetet e Bashkuara të respektojnë partneritetin tonë strategjik dhe ne nuk duam që ajo të jetë në hije nga propaganda terroriste”, tha Kalin.
Duke theksuar se nuk ka dallim midis terroristëve të ISIS, PKK ose PYD/YPG, Kalin tha se Turqia do të vazhdojë luftën vendimtare kundër të gjitha organizatave terroriste.