Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, së fundmi bërë thirrje që t’u ndalohet hyrja në SHBA të gjithë myslimanëve. Dhe ky “premtim” i Trump padyshim ka ngjallur edhe reagimin e masës, sidomos komunitetit mysliman.
E në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi, e cila vë në pah “rrezikun” e këtij “premtimi” të Trump.
Sipas postimit, transmeton Telegrafi, premtimet e tija krahasohen, përkatësisht vlerësohet si të njëjta me ato të Adolf Hitlerit.
Në postim, të cilin e keni më poshtë janë bërë këto krahasime:
Aty thuhet se: Hitleri kishte përdorur racizmin për tu ngritur në pushtet – të njëjtën gjë po e bën edhe Trump; Hitleri propozoi depërtimin në mas – të njëjtën gjë po e bën edhe Trump; Hitleri premtoi se do ta bëjë Gjermaninë përsëri të madhe – Trump premton ta bëjë Amerikën përsëri të madhe
Përveç këtyre, derisa Hitleri konsiderohet si një fashist anti-hebre, Trump vlerësohet si një fashist anti-myslimanë; Përderisa Hitleri fajësoi hebrenjtë për problemet e Gjermanisë – Trump fajëson imigrantët për problemet e Amerikës; sikurse Hitleri që kërkonte bartjen e letërnjoftimeve specialë nga hebrenjtë – Trump kërkon një gjë të tillë për myslimanët.