Administrata republikane e presidentit Donald Trump përjashtoi nga strukturat e Departamentit amerikan të Drejtësisë duke u parashtruar kërkesë për të paraqitur aktin e dorëheqjes 46 prokurorëve federalë të emëruar nga ish-presidenti demokrat, Barack Obama.
Preet Bharara, prokuror i Manhatanit, gjithashtu pjesë e kësaj liste, edhe pse ishte takuar me presidentin Trump përpara marrjes zyrtarisht të detyrës së këtij të fundit, i kishte kërkuar në atë kohë për të qëndruar në postin e tij.
Sarah Isgur Flores, zëdhënëse e Departamentit të Drejtësisë saktësoi se ministri i Drejtësisë, Jeff Sessions u ka kërkuar 46 prokurorëve në detyrë që janë emëruar nga presidenti Obama, për të paraqitur dorëheqjen për të siguruar një tranzicion uniform.
“Derisa këto poste të plotësohen përsëri, prokurorët e karrierës që punojnë në strukturat e brendshme të Departamentit të Drejtësisë do të vijojnë misionin e tyre të përditshëm që konsiston në mbarëvajtjen dhe drejtimin e dosjeve hetimore dhe për të penguar kriminelët e dhunshëm”, shtoi më tej zëdhënësja.