Tunizi: U vra lideri opozitar

Partia e Bashkuar Demokratike e krahut të majtë tha se lideri i saj, Chokri Belaid, ishte vrarë sot dersia largohej nga shtëpia e tij në kryeqytetin Tuniz.

Bashkëshortja e tij i tha Radios së Tunizisë se Belaid ishte qëlluar me dy plumba. Dëshmitarët thanë se ai kishte vdekur pasi ishte dërguar në spital.

Belaid ishte kritik ndaj qeverisë e këtij vendi.

Zëdhënësi i qeverisë, Samir Dilou, këtë vrasje e ka cilësuar si “krim neveritës”./rel

Artikulli paraprakGjenerali rus tregon se si e morën Aeroportin e Sllatinës, në vitin 1999
Artikulli vijuesShtëpia e Bardhë këmbëngul në sulmet me aeroplanët pa ekuipazh