Ritmi i sotëm i jetës është i shpejtë, ndotja serioze e ajrit dhe mjedisi gjithnjë e më i zhurmshëm si dhe presioni i vazhdueshëm. Asnjë nga këto nuk favorizon shëndetin e trupit, e veçanërisht shëndetin psikologjik. Kur rikthehet pranvera dhe bimët bëhen të gjelbra, mund të dalim jashtë dhe të qëndrojmë më tepër në natyrë duke relaksuar trupin dhe mendjen.
Turizmi, nxitja e shëndetit psikologjik
Kur udhëtojmë sodisim panoramat e bukura të natyrës, trashëgimitë kulturore e historike.
Kur bëjmë shëtitje buzë liqenit relaksohemi shpirtërisht. Kur përballemi me dallgë të mëdha na rritet adrenalina. Kur ngjitemi lart në majë të malit do të çuditemi nga panorama e natyrës ekzotike e kështu pikëllimet dhe shqetësimet tona mund të mbyten nga peizazhet e mrekullueshme natyrore dhe atmosfera e thellë historike ose kulturore.
Turizmi është metoda efektive për nxitjen e shëndetit psikologjik. Nga statistikat në SHBA, personat që udhëtojnë shpesh plaken më ngadalë në krahasim me ata që qëndrojnë më shumë në shtëpi. Personat që vizitojnë shpesh parqet ose pyjet, kanë shëndetit fizik më të mirë si psh të rrahura normale të zemrës, ritmi i frymëmarrjes etj. Pas testimit psikologjik, këto persona kanë gjendje më të shëndetshme psikologjike, më pak presion dhe humor më të qëndrueshëm e nivelin më të shëndetshëm psikologjik. Ata mund të kenë ndjenja rehatie dhe shëndet më të mirë psikologjik. Disa specialistët sugjerojnë 1-2 vizita në javë në pyjet ose parqet.
Turizmi largon humorin negativ
Karriera e suksesshme, martesa e lumtur, dhe vetë lumturia janë dëshirat e përbashkëta të shumicës. Por në jetën reale, mund të përballemi me shumë shqetësime dhe presion. Ëndrrat tona janë shumë të bukura, por jeta reale është mbushur me vështirësi të ndryshme. Dëshirat e paplotësuara, përgjegjësitë e panumëruara dhe objektivat e papërfunduara mund të shkaktojnë tension. Numri i goditjeve psikologjike dhe lindja e humorit negativ si depresioni, ankthi dhe sëmundjet e tjera psikologjike po shtohet. Në fakt, turizmi është një metodë efektive për përmirësimin dhe lehtësimin e humorit negativ.
Sipas studimeve ndaj niveleve të ankthit e të depresionit të personave në kohët para turizmit, pas turizmit dhe një muaj pas tij janë zbuluar ndikimet e dukshme ndaj humorit, ankthit dhe depresionit. Niveli i humorit negativ të turistëve që sapo përfundojnë turizmin përmirësohet dukshëm në krahasim me periudhën para turizmit. Niveli i ankthit ulet ndjeshëm dhe depresioni do të lehtësohet disi. Në një muaj pas turizmit, niveli i humorit negativ është edhe më i ulët se periudha para turizmit.
Personat e prekur thellësisht nga depresioni e ankthi mund të favorizohen nga turizmi malor dhe duhet të jenë të shoqëruar nga familjarët nëse është e nevojshme. Një fotograf Michael Glover ishte i prekur nga depresioni serioz. Ai bëri turizëm rreth botës për 3 vjet me qëllim përmirësimin e gjendjes së tij. Gatë turizmit, ai bëri shumë foto, të cilat mund të shtojnë ngjyra në jetën e tij. Përmes këtyre fotove, ai u tregoi pacientëve të tjerë me depresion të mos vetëmbyllen dhe të dalin nga guaska. Sipas psikologëve, për të prekurit nga depresioni, është shumë e rëndësishme që të zhvillohen aktivitetet e ndryshme dhe të dalin jashtë për të gjetur gjëprat që u pëlqejnë. Për personat e prekur nga ankthi, turizmi mund t’i ndihmojë pacientët në përmirësimin e vetënjohjes, të kuptojnë botën e brendshme dhe të ndërtojnë gjendje më të qëndrueshme psikologjike.
Gjeni llojin e turizmit që ju përshtatet
Persona të ndryshëm duhet të zgjedhin lloj të ndryshëm turizmi. Përzgjedhja e destinacioneve të turizmit është shumë e rëndësishme. Të moshuarit duhet të përzgjedhin mjediset e rehatshme me ajër të freskët, si rajonet bregdetare, pyje etj. Të rinjtë mund të ngjiten nëpër maleve, të ecin me këmbë për një udhëtim të gjatë ose të njohin kulturën dhe historinë e veçantë. Çifti që sapo martohet mund të përzgjedhë mjediset e qeta private, ishuj të bukur dhe hotele të ndërtuara në pyje, për muajin e mjaltit.
Personat me karakteristika të ndryshme duhet të përzgjedhin destinacionet e përshtatshme të turizmit. Në përgjithësi, personat e shkathët që pëlqejnë komunikimet me të tjerët dhe përshtaten shumë shpejt me ambientin e jashtëm, duhet të vizitojnë malet dhe lumenjtë. Këto panorama të bukura të natyrës mund t’u ndihmojnë në çlirimin e ndjenjave të brendshme. Personat me energji të plotë, temperament të zjarrtë duhet të vizitojnë ndërtesat klasike, trashëgimitë kulturore dhe mjedise të qeta për të stabilizuar gjendjen e brendshme të humorit dhe për të lehtësuar presionin. Personat e qetë duhet të vizitojnë vende interesante ku mësojnë gjëra të reja.
Personat me depresion mund të zgjedhin aktivitete të jashtme që sjellin më shumë stimul ndjenjash. Personat që vuajnë nga ankthi mund të zgjedhin destinacione të trashëgimeve kulturore e historike, që mund të lehtësojnë shqetësimet e brendshme.
Sot, shumë punonjës kompanish lodhen së tepërmi dhe nuk flenë sa duhet. Ata flenë menjëherë sa gjejnë pak kohë. Specialistët u këshillojnë këtyre njerëzve të udhëtojnë në një vend të preferuar për t’u çlodhur totalisht.(cri)