Turqi: Arrestohet serbi i kërkuar për krime lufte në Bosnje

Dushko Dabetic i lindur në Sarajevë gjendej edhe në listën e të kërkuarve të Interpolit
 
I kërkuari nga Interpoli për krime lufte ndaj civilëve në Bosnje dhe Hercegovinë, është arrestuar në një hotel në Antalja të Turqisë.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Turqisë konstatoi se i kërkuari për krime lufte, Dushko Dabetiç, i cili kërkohej në të gjithë botën kishte hyrë në Turqi dhe ndodhej në Antalja.

Pas këtij evidentimi ekipet e anti-terrorit të policisë së Anatljas kaluan në veprim dhe ndoqën 64 vjeçarin Dabetiç i cili ishte vendosur në një hotel me 5 yje për pushime në Antalja. Ai u arrestua nga ekipet e anti-terrorit dhe pas proceduarave u dërgua në burg.

Njoftohet gjithashtu se pas kryerjes së procedurave Dabetiç do të ekstradohet në Bosnje dhe Hercegovinë për të vuajtur dënimin e tij. Dabetic i lindur në Sarajevë gjendej edhe në listën e të kërkuarve të Interpolit, dhe ai kërkohej për krime lufte ndaj civilëve në Bosnje dhe Hercegovinë.

– 312 000 persona u masakruan-

Sipas të dhënave të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar gjatë luftës së Bosnjës (1992-1995), në gjenocidin e kryer nga serbët ndaj boshnjakëve para syve të gjithë botës kanë humbur jetën 312 000 persona. Afërsisht 200 mijë prej tyre i përkasin popullit boshnjak. Në kampet e përqendrimit ndaj boshnjakëve u kryen tortura, masakra dhe përdhunime sistematike.

Lufta e cila zgjati plotësisht 3 vjet e gjysmë, duke u kryer gjenocidi në Srebrenicë, në lindje të vendit përpara syve të gjithë botës dhe në mes të Evropës, përfundoi me marrëveshjen e paqes Dajton të nënshkruar në vitin 1995.

Në Gjykatën e Krimeve të Luftës në Hagë ka patur procese gjyqësore ndaj një numri të shumtë të personave me pretendimet se janë përgjegjës për masakrat në këtë luftë si Radovan Karaxhiç, Ratko Mlladiç, Ljubisa Beara, Drago Nikoliç dhe Ljubomir Borovcanin.kohaislame
Artikulli paraprakLista Serbe kthehet në Qeveri
Artikulli vijuesS’ka më matematikë në Finlandë