Në Turqi është ndryshuar rregullorja për veshjen e nëpunësve policorë femra, ndërsa sipas rregullores së re, policet nën kapelën policore mund të mbajnë shaminë, raporton Anadolu Agency (AA).
Vendimi për ndryshimin e rregullores për kodin e veshjes së nëpunësve policorë femra është shpallur edhe në Gazetën Zyrtare, sipas të cilit edhe ka hyrë në fuqi.
Në rregulloren e deritanishme për veshje qëndronte se policeve u ndalohet që nën pajisjen standarde, kapelën policore, të veshin xhaketë, jelekë apo veshje tjetër civile.
Sipas rregullit të ri, konkretisht si shkruan tani në nenin e pestë të rregullores për veshje, policeve u ndalohet përveç pajisjes standarde, kapelave policore, që të veshin xhaketa civile, jelekë dhe veshje tjetër civile, me përjashtim të gjërave për veshje me ngjyrë të uniformës dhe pa dezen, që mbulojnë kokën, me kusht që të mos mbulojnë fytyrën.