Turqi, në automjetin me targa shqiptare gjenden rreth 51 kg heroinë, arrestohen 5 persona

Sipas një deklarate nga Ministria e Tregtisë së Turqisë, ekipet e Drejtorisë së Shërbimit Informativ dhe Mbrojtjes së Doganës ka analizuar mallrat e një firme të cilat ishin të destinuara për eksport.
 
 

ANKARA (AA) – Sipas informacioneve në Doganën Halkalı të Stambollit është sekuestruar rreth 51 kilogram heroinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Ministria e Tregtisë së Turqisë, ekipet e Drejtorisë së Shërbimit Informativ dhe Mbrojtjes së Doganës ka analizuar mallrat e një firme të cilat ishin të destinuara për eksport.

Një makinë me targa shqiptare iu nënshtrua kërkimeve të detajuara me qen droge nuhatës. Në bazë të deklaratës së mallit firma në fjalë trasportonte lavamane, termo-cifone, rubineta, dhe mallra të tjera hidraulike, ndërkohë nga kërkimi i imtësishëm u gjetën 98 pako me heroinë me peshë të përgjithshme 50 kilogram e 725 gram.

Në bazë të kërkesës së Prokurorisë mallrat dhe makina në të cilën ishte fshehur droga u sekuestruan si prova materiale. Ndërkohë 5 persona janë arrestuar si të dyshuar për ngjarjen. Për të arrestuarait janë ngritur padi penale pranë Prokurorisë Kuçukçekmece.

Artikulli paraprakKek me karota
Artikulli vijuesMbetet në udhëkryq çështja e emrave të shkollave në Tetovë