Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Tanju Bilgiç, në lidhje me deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Egjiptit tha se “përbën përpjekjen e re tragjikomike të udhëheqjes puçistë për ta udhëhequr vendin me botëkuptimin e trekëndëshit armë-presion-mizori”.
Bilgiç tha se, drejtësia e regjimit shtypës së Egjiptit që shpërfillin të drejtat e njeriut dhe zbatimet pa ndërgjegje, dënohen nga shumë vende dhe institute ndërkombëtare dhe ashtu si të tjerat, edhe vendimi për dënimin me vdekje të 183 personave ka shkaktuar reagimin e botës.
“Por me një mënyrë që i shkon vetëm udhëheqjes puçistë, ajo ka marrë në objektivë vetëm Turqinë dhe kjo tregon thellësinë e paaftësisë dhe kompleksit në të cilin ka rënë kjo udhëheqje” u shpreh Bilgiç.
Ministria e Jashtme e Egjiptit, dje bëri një deklaratë ku thuhej : “Ministria e Jashtme ka zgjedhur shpërfilljen e deklaratës dhe komenteve të Turqisë në lidhje me dënimin me vdekje”. /trt/kohaislame