SIRNAK (AA) – Gjatë operacioneve antiterroriste në Idil, në juglindje të Turqisë, e cila ka zgjatur prej 18 shkurtit deri më sot, janë likuiduar 114 pjesëtarë të organizatës terroriste PKK, raporton Anadolu Agency (AA).
Operacionin e filluan forcat e armatosura të Turqisë dhe pjesëtarët e forcave tjera të sigurisë. Gjatë aksionit pjesa më e madhe e terroristëve janë vrarë dhe arrestuar, ndërsa janë shkatërruar edhe barrikadat e vendosura, si dhe janë çaktivizuar mjetet shpërthyese të cilat terroristët i kanë vendosur.
Sipas burimeve të sigurisë, operacioni antiterrorist ka përfunduar pasi sot u likuiduan 19 pjesëtarë të organizatës terroriste në lagjen Turgut Ozal.