Projekti do të mundësoj kalimin nën det të 100 mijë makinave në ditë.
Ndërtimi i tunelit të Evroazisë, hapja e të cilit planifikohet të bëhet në pjesën e dytë të vitit 2017, do të përfundoj 8 muaj para këtij afati.
Ministri i Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit, Binali Yildirim në lidhje me projektin që do të mundësoj kalimin nën det të 100 mijë makinave në ditë, ka thënë se ai do të përfundoj 8 muaj para afatit të caktuar në një periudhë të shkurtë prej 47 muajve.
Ndërtimi i pjesës prej 3 mijë e 344 metrave që kalon nën Ngushticën e Bosforit është pjesa kryesore e tunelit të Evroazisë të gjatë 14,6 km që ndryshe njihet edhe si “Vëllai i Marmarayit”, ka përfunduar vitin e kaluar.
Me këtë projekt, për ndërtimin e të cilit janë shpenzuar 1 mijë e 245 miliardë dollarë, kalimet mes dy kontinenteve do të bëhen me anë të 4 rrugëve tokësore dhe në këtë mënyrë do të shkarkohet trafiku mbi ura.