Një grup i sulmuesve mbrëmë vonë ka hedhur gjashtë apo shtatë koktej molotovi në godinën e shkollës Barbaros, me qëllim që ta djegin
MERSIN (AA) – Në Tarsus, jo shumë larg Mersinit në jug të Turqisë, pjesëtare të organizatës terroriste PKK kanë hedhur koktej molotovi në një shkollë, raporton Anadolu Agency (AA).
Një grup i sulmuesve mbrëmë vonë ka hedhur gjashtë apo shtatë koktej molotovi në godinën e shkollës Barbaros, me qëllim që ta djegin.
Më pas sulmuesit kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Ekipet arritën që të parandalojnë shpërthimin e zjarrit në shkollë.