Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë dënoi aktet terroriste në qytetin Mynih të Gjermanisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim MPJ e Turqisë dënon ashpër dhe i mallkon aktet çnjerëzore dhe terrorizmin. ”Për shkak të këtyre sulmeve mizore ndajmë dhimbjen me popullin mik gjerman. Shprehim ngushëllimet tona më të thella për viktimat ndërsa të plagosurve u dëshirojmë shërim sa më të shpejtë”, thuhet në deklaratë me shkrim.
Më tej thuhet se ”Solidariteti dhe bashkëpunimi ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit i cili për qëllim ka vlerat e përbashkëta të njerëzimit është i domosdoshëm”.
“Jemi të gatshëm që aleatit tonë Gjermanisë me të cilën në këtë luftë jemi në solidarizim të plotë, t’i japim çdo lloj mbështetje në këtë kohë të vështirë. Turqia e cila njëkohësisht është duke luftuar kundër më shumë se një organizatë terroriste dhe në mënyrë intensive është duke përjetuar dhimbjen e terrorizmit, së bashku me aleatët e saj dhe komunitetin ndërkombëtar do të vazhdojë me vendosmëri të luftojë kundër çdo mentaliteti që ushqehet nga kultura e terrorit dhe dhunës”, thuhet më tej në deklaratë.