Konferenca e Kryeparlamentarëve të Këshillit të Evropës që do të zhvillohet në vitin 2018-të do të mirëpritet nga Turqia.
Konferenca që zhvillohet një herë në dy vjet, këtë vit u mbajt në qytetin Strasburg të Francës.
Në konferencën që mbaroi dje dhe ku Turqia u përfaqësua nga Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Ismail Kahraman u theksua rëndësia e luftës kundër urrejtjes dhe racizmit.
Ndërkohë që u vu re se krizat globale zunë një vend të gjerë në agjendën e konferencës, fjalimet kishin në fokus krizën e refugjatëve, problemet e shkeljeve të drejtave të njeriut dhe shkeljeve etike që burojnë nga kjo krizë, ksenofobia, islamofobia dhe krimet e bazuara tek urrejtja.
Në mbyllje të konferencës, Kryetari i Kuvendit të Parlamentarëve të Këshillit të Evropës (APCE), Pedro Agramunt, deklaroi se Konferenca e Kryeparlamentarëve të Këshillit të Evropës që do të zhvillohet në vitin 2018-të do të mirëpritet nga Turqia.
Në fjalimin falënderues, Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Ismail Kahraman shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen në konferencë si dhe bëri të ditur se janë shumë krenarë dhe të lumtur që do të mirëpresin në Turqi konferencën e radhës në vitin 2018.
“Turqia, që është një ndër vendet themeluese të Këshillit të Evropës, është gjithashtu edhe një nga vendet me kontributin më të lart në buxhetin e këtij Këshilli me qëllim që të rritet kapaciteti operacional i Këshillit të Evropës në luftën kundër problemeve globale” tha Kahraman dhe shtoi se Turqia do të vazhdojë kontributin efektiv, konstruktiv dhe të vendosur për punimet e Këshillit të Evropës.