Në qendrën e Kongreseve Haliç në Stamboll u mbajt ceremonia e promovimit të avionit vendas.
Projekti “Avioni i Pasagjerëve Rajonalë” i organizuar nga Nënsekretariati i Industrisë së Mbrojtjes dhe i iniciuar nën kujdesin e Ministrisë së Transportit, Detarisë dhe Komunikimit të Turqisë synon sigurimin e kompetencës teknologjike dhe punësimin në sektorin e industrisë turke të aviacionit.
Një memorandum mirëkuptimi është nënshkruar mes Inxhinierisë së teknologjisë së mbrojtjes STM e cila është emëruar si kontraktoi kryesor nga industria e Komitetit Ekzekutiv të Mbrojtjes dhe Sierra Nevada Corporation (SNC) e cila do të kryejë zhvillimin e avionit dhe e cila është në pronësi të dyshes Eren dhe Fatih Özmen. Avioni kombëtar TRJ-628 me kapacitet 60-70 udhëtarë i cili do të projektohet dhe zhvillohet plotësisht si rezultat i bashkëpunimit të këtyre dy kompanive synohet që të fluturojë në qiell deri në vitin 2023.
Avioni rajonal kombëtarë TRJ-628 i cili ndodhet në kuadër të përshpejtimit të procesit duke modernizuar një avion 32 personash i cili përdoret ende në vende të ndryshme do të prodhohet në komplekset që do të krijohen në Turqi me emrin TRJ-328 dhe T-328. Të drejtat ideatore dhe industriale të avionëve me motorë reaktor dhe turboprop të cilët do të prodhohen duke i kryer transferime të teknologjisë do ti përkasin Turqisë.
Në fabrikën e cila do të ndërtohet në Turqi me prodhimin e nënsistemeve të avionëve që do të prodhohen parashikohet që të marrin pjesë kompanitë TAI, Aselsan, TEI, Havelsan, THY Teknik, Alp Havacılık, Kale Havacılık, TCI, TSI nën drejtimin e STM.
-Dy motorë të ndryshëm dhe me qëllim shumëpërdorimësh-
Shpejtësia, distanca dhe detajet teknike të avionëve të cilët do të zhvillohen plotësisht me mundësitë vendase do të përcaktohen gjatë procedurave të projektimit dhe të zhvillimit. Avioni TRJ-328 me motor reaktor 32 personash do të ketë një distancë fluturimi 3 mijë e 270 kilometra. Këta avionë të cilët do të kenë një shpejtësi 750 kilometra në orë do të mund të kryejnë ngritje nga një pistë e shkurtër afërsisht 1 mijë e 400 metra. Ndërsa i njëjti avion TRJ-328 me motor turboprop do të mund të fluturojë me një shpejtësi prej 620 kiloemtra në orë dhe me një distancë prej 1 mijë e 850 km.
Avionët TRJ-328 dhe T-328 përveçse do të përdoren me qëllim të fluturimeve për pasagjerët, ata gjithashtu do të plotësojnë edhe nevojat e sektorit privat dhe publik si avion ambulancë, avion patrullë detare, avion VIP, si avionët e transportit ushtarak dhe gjithashtu edhe në detyrat e shërbimit të inteligjencës./trt/