Turqia do të themelojë një universitet të ri ndërkombëtar islamik

Drejtoria e Çështjeve Fetare, ka njoftuar planin për të ngritur një Universitet Islamik Ndërkombëtar në kryeqytetin kulturor të vendit, në Stamboll.

Mehmet Gormez, kreu i Drejtorisë së Çështjeve Fetare, tha se institucioni do të jetë rivale e vendeve me ndikim të mësimit Islam si Egjipti, Malajzia, Pakistani dhe Arabia Saudite.

Unë kam punuar në këtë çështje për tri vjet dhe po shohim se kurrikulat e këtyre universiteteve nuk ndihmojnë në ofrimin e zgjidhjeve për problemet me të cilat përballen muslimanët, tha Gormez për gazetën Hurriyet Daily News, një gazetë e përditshme në gjuhën angleze në Turqi, ndërsa ai njoftoi planin.

Një numër faktorësh të tjerë janë në lojë. Trazirat politike vazhdojnë në Egjipt dhe Siri, dikur shpërndarëse të mësimit Islam.

Ka tashmë një numër të programeve të studimeve ndërkombëtare, të filluara në vitin 2006, që kujdesen posaçërisht për studentë me origjinë turke.

Sulejman Derin, një profesor i Sufizmit në universitetin e dytë më të madh të Turqisë, Universiteti Marmara, tha se programet në gjuhën arabe janë duke u përmirësuar, gjithashtu, sepse një numër në rritje i dijetarëve sirianë të dëbuar nga shtëpitë e tyre nga lufta në Siri tani kanë gjetur vende të punës në universitetet turke .

Ndryshe nga shumë prej institucioneve Islame me përvojë, që theksojnë studimin e mendimit juridik të Islamit, programet për studime fetare të Turqisë sot janë përzierje e arsimim modern, shkencat sociale me një studim të gjerë të teksteve klasike Islame.

Ndërsa programi i Universitetit Al-Az-har i Kajros ka mbetur i pandryshuar për shekuj me radhë, kurse program teologjik i Turqisë është produkt i një sistemi modern të arsimit.

Në programin tonë, ka, gjithashtu, edhe sociologji të religjionit, psikologji, filozofi dhe art, tha Rexhep Senturk, një sociolog i qytetërimit Islam në Universitetin e Vakufit Fatih Sulltan Mehmeti. Unë mendoj se kjo është mënyra më e mirë për përgatitjen e studentëve për të komunikuar me shoqëritë e tyre.

Artikulli paraprakRritet në 53 numri i të vdekurve nga stuhia tropikale në Filipine
Artikulli vijuesNetanyahu: Nuk do ta pranojmë antarsimin e Palestinës në Gjykatën Ndërkombëtare Penale