Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha në mbledhjen e grupit parlamentar se në fushën e industrisë së mbrojtjes Turqia do të realizojë 26 projekte me vlerë totale 4 miliardë e 100 milionë dollarë.
Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se në fushën e industrisë së mbrojtjes Turqia do të realizojë 26 projekte me vlerë totale 4 miliardë e 100 milionë dollarë.
Binali Jëlldërëm mbajti fjalim në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim.
Në fjalën e tij Kryeministri rikujtoi sesionin e 9-të të mbledhjes së Konsultative për Investimet, një aktivitet që realizohet për 8 vite në Turqi, u mbajt javën e kaluar në Stamboll me pjesëmarrjen e 21 kompanive globale.
Qëllimi i kësaj mbledhjeje, sqaroi Kryeministri Jëlldërëm, është vlerësimi i investimeve në Turqi dhe pritshmërive për të ardhmen.
“Çështja më e rëndësishme që pamë këtu në këtë mbledhje ishte se investitorët nuk ua kanë veshin punimeve që është duke bërë organizata terroriste FETO për ndërtimin e një perceptimi në opinionin publik botëror sikur “Ekonomia dhe stabiliteti në Turqi po prishet”, shtoi ai.
Në veçanti firmat e mëdha kanë marrë vendim për ta shndërruar Turqinë në një bazë për menaxhimin e biznesit të tyre, – tha Jëlldërëm, ndërsa shtoi se në Turqi nuk bëhen vetëm investime globale, përmes Turqisë ndiqen nga afër të gjitha investimet në rajon.
– Me qëllim fuqizimin e industrisë së mbrojtjes është miratuar realizimi i 26 projekteve, të cilat kanë një kosto totale 4 miliardë e 100 milionë dollarë, nënvizoi shefi i qeverisë së Ankarasë.
Partia e parë me avionët e gjeneratës së re të tipit F-35, në prodhimin e të cilëve merr pjesë edhe Turqia, do të mbërrijë në vitin 2018, tha Kryeministri dhe shtoi: “Kështu Turqia do të rrisë kapacitetin e saj mbrojtës dhe do të kontribuojë në stabilitetin rajonal. Në prodhimin e këtyre avionëve, të cilët janë më modernët sot, merr pjesë edhe Turqia”.