Ibrahim Kalin ka inkurajuar SHBA-të që ti pamundësojnë Gylenit të “bëjë gërmimin e ligjeve” të saj për ti ikur përballjes me një llogaridhënie të drejtë dhe kredibile në Turqi”
Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin, ka shtruar të dielën çështjen e ekstradimit të Fetullah Gylenit, në mënyrë që ky t’u nënshtrohet akuzave për tentativë të organizuar grusht shteti për përmbysje të qeverisë së Ankarasë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kalin në një opinion të shkruar i cili u publikua në “The New York Times”, ka inkurajuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) që ti pamundësojnë Gylenit të “bëjë gërmimin e ligjeve e saj për ti ikur përballjes me një llogaridhënie të drejtë dhe kredibile në Turqi”.
Ai shkruan se një mori provash kanë dalë në sipërfaqe të cilat flasin për përfshirjen e Gylenit në përpjekjen e grusht shtetit për të shtuar se i njëjti është planifikuar dhe zbatuar nga ndjekësit e tij brenda armatës.
Disa gjeneralë dhe oficerë të përfshirë kanë pranuar lidhjet e tyre me Gylenin.
Levent Turkkan në cilësi të agjutantit të shefit të shtatmadhorisë së armatës turke, gjeneralit Hulusi Akar, ka pranuar të ketë qenë anëtar i organizatës gyleniste dhe se i është bashkuar grusht shtetit me urdhër të eprorëve të tij.
Thuhet se Akar i ka thënë prokurorit se planifikuesit e puçit e kanë nxitur të flasë me Gylenin i cili jeton në Pennsylvania të SHBA-ve në mënyrë që të bindet ti bashkohet tentativës për përmbysje.
“Shtetet e Bashkuara duhet ta ekstradojnë në Turqi, Fethullah Gylenin me shtetësi turke ashtu siç parasheh marrëveshja ekzistuese”, ka thënë Kalin.
“Turqia tanimë ka siguruar një numër të dokumenteve ligjore për autoritetet amerikane ndërsa do të dërgojnë edhe materiale shtesë ashtu siç grumbullohen provat”, ka shtuar më tej.
Zyrtarët amerikanë thanë javën e kaluar se kanë pranuar dokumentet për ekstradim të Gylenit si rrjedhojë e tentativës për grusht shtet e cila la të vrarë mbi 240 persona dhe mbi 2000 të tjerë të plagosur.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se Departamenti i saj i Drejtësisë është duke shqyrtuar provat.