Kryeministri i Turqisë: “Dëshiroj që vëllezërit tanë të goditur nga tërmeti të dinë se Turqia me të gjitha resurset e saj është afër tyre. Turqia tashmë ka bërë hapat për të ofruar ndihmë”
Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, theksoi sot se vendi i tij me të gjitha resurset e saj është afër viktimave të tërmetit shkatërrues që goditi Irakun, raporton Anadolu Agency (AA).
“Dëshiroj që vëllezërit tanë të goditur nga tërmeti të dinë se Turqia me të gjitha resurset e saj është afër tyre. Turqia tashmë ka bërë hapat për të ofruar ndihmë në artikuj mjekësorë dhe ushqimorë, ndërsa autokolona e parë me ndihma tashmë është dërguar”, tha Yıldırım në njoftimin me shkrim.
Kryeministri i Turqisë theksoi se vendi i tij që nga momenti i parë është afër popullit të Irakut, para se gjithash qytetarëve të Sulejmanie, ku edhe ishte epiqendra e tërmetit me fuqi prej 7.2 ballë sipas shkallës së Rihterit.
Autokolona e Gjysmëhënës së Kuqe Turke tashmë është nisur në rajonin e goditur nga tërmeti.
Së paku 211 persona kanë humbur jetën në perëndim të Iranit gjatë tërmetit të fuqishëm mbrëmjen e kaluar, i cili goditi qytezën irakiane Halepçe afër kufirit irakiano-iranian.