IZMIR (AA) – Gjatë vitit 2016 në aksionet tokësore dhe detare, autoritetet turke kanë kapur mbi 50 mijë refugjatë të cilët kanë tentuar të arrijnë në Evropë në mënyrë ilegale, raporton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet theksojnë se 183 njerëz e kanë humbur jetën në Detin Egje vetëm gjatë këtij viti, më konkretisht nga një janari.
Në bazë të të dhënave të AA-së, këtë vit roja bregdetare turke ka arritur të shpëtojë mbi 15 mijë refugjatë në det si dhe të kap 35 mijë të tjerë gjatë operacioneve në tokë.
Provincat Çanakkale, Balikesir, Izmir, Mugla dhe Aydin janë zonat kryesore nga ku refugjatët marrin rrugën drejt Evropës në kërkim të një jete më të mirë.