Të dhëna statistikore: (1)
– Emri ndërkombëtar ne anglisht: Republic of Turkey.
– Emri zyrtar: Republika e Turqisë.
-Sistemi i qeverisjes: Republikan.
– Sipërfaqja: 783562 km2
– Numri i banorëve: 76.667.864 (2013).
– Dendësia: 100 (banorë në 1 km2).
– Feja: Muslimanë 98,8 % (shumica dërrmuese e tyre janë sunitë), të krishterë dhe hebrenj 0.2%.
– Kryeqyteti: Ankara.
– Qytete të tjera: Stambolli (qyteti më i madh i vendit), lzmiri, Bursa, Adana, Konya, Antalya, Diyarbekir, Mersin, Adapazar, lzmiri, Samsun, Trabzon etj..
– Grupet etnike: Turq 70 – 75%, kurdë 18%, minoritete të tjera 7-12% (sipas vlerësimeve të vitit 2008).
– Gjuhët kryesore: Turke (gjuhë zyrtare), kurde dhe gjuhët e minoriteteve të tjera.
– Njësia monetare: Lira turke (1 .OO TRY = 0.348 EUR).
– Data e pavarësisë: me 29 tetor 1923 (kur Turqia u shpall Republike moderne, duke i dhënë fund Perandorisë Osmane rreth 624: vjeçare).
– Festë kombëtare: 29 Tetor (Dita e Republikës).
Pozita gjeografike
Republika e Turqisë si një nga shtetet aziatike, zë pjesën perëndimore të kontinentit të Azisë dhe pjesën juglindore të kontinentit të Evropës, përkatësísht shtri- het në mes tri deteve – detit Mesdhe, Detit të Zi dhe detit Egje, kurse ndarjen e dy pjesëve të Turqisë – njërës aziatike dhe tjetrës evropiane – e bëjnë ngushtica e Bosforit, deti Marmara dhe deti Egje; deti Marmara ndan edhe dy detet – Detin e Zi dhe Mesdheun. Republika e Turqisë kufizohet me tetë shtete fqinje, respektivisht me gjashtë shtete aziatike dhe me dy evropiane: në lindje kufizohet me Gjeorgjinë në një gjatësi prej 252 km, me Armeninë në një gjatësi deri 268 km, me Azerbajxhanin me një gjatësi 9 km dhe me Iranin në një gjatësi deri 499km; në jug me Irakun me një gjatësi deri 352 km dhe me Sirinë në një gjatësi deri 822 km; në perëndim kufizohet me Greqinë me një gjatësi 206 km dhe me Bullgarinë në një gjatësi deri 240 km. Ndërkaq, vija bregdetare e dy anëve të Vendit, në jug në detin Mesdhe dhe në veri me Detin e Zi arrin der7200 km.
Sipërfaqja e përgjithshme tokësore e Turqisë është malore dhe kodrinore e klasit të parë, ngase karakteristikat malore dhe kodrinore janë ato që mbizotërojnë kryesisht territorin e saj. Malet e Vendit karakterizohen një të ftohtë ekstrem dhe akumulim bore gjatë stinës së dimrit, kurse gjatë verës vendi është i përshtatshëm për kalimin e pushimeve dhe për turizëm. Malet e Vendit llogariten një burim i pasurisë pyjore ekzistuese në Turqi(3)
Klima në Turqi ndryshon shumë nga një rajon në tjetrin: dimri është i butë dhe me shi në rajonin e Trakisë si dhe në zonat bregdetare, që shtrihen në jug dhe perëndim të rrafshnaltave të Anadollit. Ndërkaq, stina e verës në këto zona karakterizohet nga nxehtësi dhe thatësira. Në brigjet e detit Egje temperaturat gjatë verës ngrihen deri në 32 gradë celsius, kurse në anën e kundërt të Vendit, përkatësisht në brigjet e Deti të Zi, stina e verës është më pak e ngrohtë, me temperatura mesatare 22 gradë celsius. Veri-lindja e Turqisë gjatë stinës së verës karakterizohet nga një kohë e butë, kurse gjatë dimrit ato rajone cilësohen si vende me ngrica dhe me të ftohtë ekstrem, temperaturat zbresin deri në 40 gradë nën zero. Kurse në rajonet juglindore të Vendit dhe në pjesët e brendshme të rrafshnaltave të Anadollit, klima karakterizohet nga të ftohtë dhe rëníe të stuhishme të borës së dendur, e vera në këto anë karakterizohet për një kohë të nxehtë, me erëra dhe me thatësi të madhe(4)
Ankaraja: Si kryeqyteti i Republikës së Turqisë dhe qyteti i dytë më i madh i Vendit, pas Stambollit, ndodhet në një rrafshnaltë të Anadollit, në qendër të Vendit, me një lartësi mesatare mbi nivelin e detit deri në 938 metra…(5)
Përhapja e fesë islame në Turqi
Si rrjedhojë e çlirimit të Vendeve të Shamit – Sirisë, Jordanisë, Libanit dhe Palestinës – nga muslimanët dhe e largimit të romako-bizantinëve prej aty, Feja Islame qëndroi pranë kufijve të Perandorisë Krishtere Romako Bizantine, që Azinë e Vogël e kishin një qendër të tyre. Sipas vlerësimeve të historianëve, konstatohet se malet Toros – në juglindje të Anadollit Lindor të Turqisë së sotme – përbënin kufirin ndarës në mes Hilafetit Islam dhe Perandorisë Bizantine, ose në mes Vendeve të Shamit dhe të Anadollit. Mandej, pasi shtrinë muslimanët ndikimin e tyre nëpër zonat në fjalë, ata ngritën një sërë kështjellash dhe qendra të tjera strategjike, që u njohën me emërtimin kryeqytete, e më të njohurat prej tyre ishin: Malatya, Tarsus, Adana, Misis dhe Kahramanmarash, ashtu siç u ngritën edhe linja mbrojtëse, të vendosura prapa kështjellave, që luanin rolin e barrierave. Pas atyre zhvillimeve, muslimanët kishin sulmuar disa herë kryeqytetin e bizantinëve – Konstantínopolis (Kostandinopojë), por nuk kishin arritur ta çlironin.
Gjatë kohës së dobësimit të Hilafetit të Abasitëve, përkatësisht në periudhat e vonshme, bizantinët kishin arritur të mbizotëronin një nga një mbi linjat mbrojtëse të muslimanëve në Anadoll. Megjithëkëtë, gjatë atyre proceseve drejt Azisë së Vogël, kishin mësyrë nga Turkistani disa grupe turke, të njohura me emrin Sehhukë, të cilët kishin përqafuar Islamin qysh më parë. Turqit sehhukë kishin kaluar nëpër Anadoll dhe ishin futur në luftë përballë bizantinëve dhe kishin arritur t’i dëbonin ata nga Azia e Vogël, dhe kështu ata ishin ngulitur në pjesët e brendshme të Azisë së Vogël.
Megjithatë, merita më e madhe në forcimin e Islamit në Azinë e Vogël i takon familjes së madhe osmane, me të njëjtën prejardhje nga rrjedhin edhe turqit sehhukë, nga fisi Gaz (org. Oguz), që kishin ardhur nga Azia Qendrore e ishin vendosur në veriperëndim të kontinentit, përkatësisht në Anadoll.
Sulltan Mehmet II Fatihu me 1453 çliroi Kostandinopojën (Stambollin).(6) Fillimet e Turqisë së hershme shtrihen që nga themelimi i Shtetit Osman, si principatë turke, për të marrë më pastaj të drejtën e emërtimit si Shtet Islam. Duke qenë se turqit osmanë që në fillim e kishin përqafuar Islamin me tërë qenien e tyre, ata do të kontribuonin shumë në përhapjen e tij në zonat përreth.(7)
Historia e Turqisë
Banorët e vjetër të Turqisë ishin ndër bujqit e parë në botën e atëhershme të atyre zonave. Në Turqinë e sotme Aziatike (Azia e Vogël), gjatë periudhave të lashta kishin lulëzuar qytetërime të ndryshme, si ai i Hatianëve, i Hurianëve, i Hititëve dhe i Asirianëve. Pastaj, këto qytetërime u pasuan nga cívilizimi i lashtë grek, për t’u bërë Azia e Vogël në shekullin I të e.r. pjesë e Perandorisë Romake, e më pastaj pronësia e saj kaloi tek Perandoria Bizantine, e cila pati zëvendësuar Romaken Në shekullin VI turqit nga Mongolia (Azia Qendrore) u përhapen dhe arritën të shtriheshin deri
në Turkistan, aty ku kishin përqafuar Fenë Islame.
Më 1055 turqit sehhuk, në bashkëpunim me Abasitët, morën nën kontroll Bagdadin – kryeqyteti i Dinastisë Abasite -, ku prijësi sehhuk Togrul beu mori titullin sulltan dhe më 1071 në mes tij dhe bizantinëve u zhvillua njëra prej betejave më të rëndësishme e vendimtare në historinë islame, që quhet beteja në Melazkerid – në lindje të Turqisë së sotme. Në atë betejë turqit sehhukë me Togrul beun në krye, arritën të mposhtnin bizantinët dhe me atë fitore në Melazkerid, ata arritën të forconin sundimin e tyre në Azinë e Vogël.
Turqit osmanë, me prejardhjen nga gjyshi i tyre Osmani, i cili kishte themeluar Principatën Osmane më 1299 – për herë të parë do të shfaqeshin në Anadoll në fillim të shekullit XIII. Nuk shkoi shumë dhe Principata Osmane futi nën sundimin e vet tërë Azinë e Vogël. Pra, kështu Osmanët vazhduan të zgjeroheshin edhe në drejtim të Gadishullit Ballkanik, dhe më 1389 arritën të mposhtnin aleatët ballkanas në njërën prej betejave më të rëndësishme në historinë islame, e njohur me emrin Beteja e Kosovës. Më pastaj Osmanët, falë fitoreve të njëpasnjëshme, në vitin 1453 arritën të çlironin edhe Kostandinopojën (Stambollin e sotëm), që atëherë ishte kryeqyteti i Bizantinëve duke e quajtur Istanbul (Stamboll) dhe e bënë menjëherë kryeqytet të Perandorisë Osmane.(8)
Në shek. XVI, përkatësisht në kohën e sulltan Sulejmanit (1520 – 1566) Perandoria Osmane arriti kulmin e lavdisë së saj, kur osmanët futën nën sundimin e tyre edhe Egjiptin, Sirinë, Gadishullin Arabík, Irakun, Tripolin, Qipron dhe shumicën e territorit të Hungarisë, derisa arritën të sulmonin edhe portat e Vjenës, por rrethimi i Vjenës nuk qe i suksesshëm, dhe ishte një shenjë paralajmëruese e rënies së forcave osmane.
Më 1914, Perandoria Osmane hyri në Luftën e Parë Botërore në përkrahje të Gjermanisë dhe, pas disfatës së Osmanëve në këtë luftë (si aleatë të Gjermanisë dhe Austrisë), forcat pushtuese greke dhe forca të tjera aleate të tyre morën guximin për të pushtuar territore të Turqisë. Atë kohë, brenda Perandorisë Osmane u shfaq një lëvizje nën udhëheqjen e Mustafa Kemalit (Kemal Ataturkut, si do të quhej më vonë), për të rezistuar forcat aleate kríshtere ndaj pushtimit të territoreve të Turqísë. Më 1920 Asambleja Kombëtare Turke kryetar të Asamblesë dhe të Qeverisë së vendít zgjodhi Mustafa Kemalin, ku më 29 tetor 1923 u shpall Republika e Turqisë dhe kryetar u zgjodh ai i cili filloi menjëherë punën në organizimin e një programi të madh, për formimin e një shteti laik demokratik, dhe më 1924 shfuqizoi Halifatin Islam dhe për të pasuar pezullimi i shkrimit osman me shkronja arabe, e për ta zëvendësuar me shkrimin e turqishtes me alfabetin me shkronja latine.(9)
Gjendja ekonomike
Sot në Turqi ka mbi 30.000 fabrika, po megjithëkëtë, bujqësia ka mbetur një nga degët ekonomike shumë të rëndësishme për ekonominë e vendit, sepse sektori i bujqësisë siguron punësim për 58% të fuqisë punëtore të vendit. Industria inkuadron rreth 11% të madhësisë së përgjithshme të punës në vend, mirëpo vlera e të ardhurave të prodhimeve industriale të vendit kalon vlerën e të ardhurave të prodhimit bujqësor. Turqia arriti sukses në reduktimin e shkallës së papunësisë në 9.1%, që llogaritet të jetë nën mesataren e vendeve të Bashkimít Evropian. Nga rezultatet që ka realizuar Republika e Turqisë vitet e fundit, janë: rritja e ekonomisë së vendit dhe reduktimi i numrit të të papunëve, duke rezervuar me këtë pozitë të lakmueshme ekonomike, për t’u radhitur më pastaj ndër vendet kryesore evropiane në fushën e ekonomisë ndërkombëtare.(10)
_____________
1) Amir B. Ahmeti; Atlas i Botës islame, f. 28, 29. Logos-a, 2009, Shkup. Vladimir Zoto, Enciklopedi gjeografike e botës, f. 24, 245. Dasara, 2007, Tiranë. Muhamrned Atris, Muxhem Buldan El Alem, f. 288. Mektebetul Adab, 2007, Kajro. www. Wíkipediaorg. WWw.×e.com.
2) Muhammed Atris; f. 288. wwW.moqatel.com.
3) Dr. Muhammed Mahmud Es-sirjani, El Vexhiz fi gjugrafijjetul Alem El Islami, f. 110, 112. Daru Alemil Kutubi, 1997, Rijad.
4) wwW.marefa.org.
5) ww.wikipediaorg.
6) Dr. Muhammed Mahmud Es-sirjani; f. 113.
7) Dr. Muhammed Mahmud Es-sirjani; f. 114.
8) Muhammed Atris;
f. 289, 290.
9) Muhammed Atris; f. 290.
10) www.marefa.org. Ww.Wikípedia.org.
Mr. sc. Samir B. AHMETI