E pabesueshme, por e vërtetë! Në Shqipëri pritet të bëhet një “ndryshim seksi” sa i përket stafit të çerdheve dhe kopshteve. Siç ka bërë me dije zëvëndësministrja e Arsimit Nora Malaj, në vitin 2017 do të bëhen ndryshime ligjore, duke motivuar studentët-djem me bursa, për ata që duan të bëhen edukatorë në kopshte.
Por tronditëse në këtë rast është arsyeja e kësaj risie.
Sipas znj. Malaj, të gjitha këto ndryshime do të vijnë në kuadër të ndryshimit të steriotipeve gjinore që ekzistojnë në Shqipëri, duke punuar në drejtim të barazisë gjinore.
“Jemi në një situatë kur flitet shumë për barazinë gjinore, por realiteti është krejt ndryshe. Ndaj, mendoj se janë të domosdoshme ndryshimet ligjore duke mbështetur me bursa-djem që duan të vazhdojnë studimet për edukatore. Ne si ministri po punojmë në këtë drejtim”, tha Malaj.
Siç sqarohet dhe prej saj, kjo risi nuk bëhet në funksion të punësimit apo përmisimit të shërbimit në nivelin parashkollor, por në funksion të barazisë gjinore.
Tashmë nuk dihet nëse të pabarabarta, apo të persekutuara në kuptimin social të fjalës, kanë qenë edukatoret femra, apo meshkujt që nuk kanë mundur të jenë edukatorë?! /tesheshi.com/