Ueb-faqja që u ndihmon burrave të gjejnë gruan e dytë

Një biznesmen nga Leicester i Anglisë e ka hapur një ueb-faqe, ku burrat e martuar mund të gjejnë gruan e dytë.

Azad Chaiwala thotë se polygamy.com, inkurajon ‘besnikërinë, moralin dhe vlerat e stilit të vjetër’.

Ai pretendon se kjo është një formë shumë e mirë, ndërsa deri më tani janë anëtarësuar shtatëmijë femra, që duan të jenë gruaja e dytë e dikujt, transmeton Telegrafi.

Madje, 33-vjeçari që e ka themeluar këtë faqe interneti, thotë se dy gratë e tij të ardhshme do t’i zgjedhë nga aty.

Gjithnjë sipas tij, pornografia dhe tradhtitë e shumta, i kanë dhënë kësaj ueb-faqeje shumë vlerë, dhe po e konsiderojnë si shpëtimin e shekulli 21.

“Burrat shkojnë në klube nate, dhe zgjedhin një femër me të cilën e kalojnë natën. Shpenzojnë me prostituta, dhe rrezikojnë të sëmurën nga sëmundje të shumta”, ka thënë Chaiwala, i cili është i martuar dhe ka fëmijë.

“Nuk ka asgjë të keqe, që burrat të kenë gruan e dytë dhe një familje më të madhe. Derisa kërkesat janë të shumta, unë do të mirëmbajë këtë ueb-faqe”, tha ai. /Telegrafi/

Artikulli paraprakVala- Rreziku 44 milionësh nga padia e Z-Mobile
Artikulli vijuesLlapjanëve u dëmtohen veturat, derisa falnin teravitë te Xhamia e Vjetër (Foto)