iOS dhe Mac App Store në 32 vende të reja

Në ngjarjen e WWDC’së e cila është mbajtur më herët gjat këtij muaji, Apple ka njoftuar se sistemi i saj operativ, iOS, por edhe dyqani virtual i aplikacioneve për kompjuterët e saj, Mac App Store do të lansohet në 32 shtete të reja, disa prej të cilave tashmë kanë fituar qasje.

Në listën e 32 shteteve të reja përfshihen vendet si Fixhi, Ukraina, Nepali, dhe shumë vende të tjera, ndërsa zhvilluesit së shpejti do t’i shohin aplikacionet e tyre në 32 shtete më shumë.

Njësoj sikurse iOS, edhe Mac App Store ka qenë shërbim shumë popullor në mesin e përdoruesve lojal të kompjuterëve Mac, ndërsa më herët gjatë muajit Apple njoftoi se në dyqanin e saj të aplikacioneve janë shkarkuar më shumë se 30 miliardë shkarkime nga mbarë bota. / Telegrafi / kohaislame /

Artikulli paraprakVjen në Europë dyqani i aplikacioneve Android të Amazon
Artikulli vijuesBisedime për format