UNESCO vendosi që të mbahet emri Mesxhid-i Aksa përball propozimit izraelit që ky kompleks të quhet “Mali i Skulpturës”.
Qeveria e Palestinës priti me kënaqësi vendimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) që kompleksin Mesxhid-i Aksa ta njeh me këtë emër e jo me emrin “Mali i Skulpturës”.
Zëdhënësi i qeverisë palestineze, Jusuf el-Mahmud ka thënë se bota me vendimin në fjalë nuk lejoj që këto “fushatat e rreme” të Izraelit, të cilat si objektiv kishin gjërat e shenjta të myslimanëve dhe të krishterëve, të arrijnë qëllimit.
El-Mahmud në deklaratën e tij me shkrim duke bërë thirrje për tu vënë në veprim përballë “shkeljeve të rrezikshme” që bëhen ndaj Jerusalemit, nga UNESCO kërkoi zbatimin urgjentë të këtij vendimi.
Edhe në deklaratën me shkrim të bërë nga Lëvizja El Fetih të liderit Mahmud Abbas bëhet thirrje që emrat origjinale të vendeve historike dhe fetare të përdoren edhe në “nivelin diplomatik” ashtu siç është përcaktuar edhe në vendimin e UNESCO-së ndërsa kërkoi që të mos përdoren termet të përdorura nga ana e Izraelit.
Ndërsa në deklaratën me shkrim të bërë nga ana e Hamasit u tha se vendimi i UNESCO-s është i drejtë dhe se pritet që vendimi në fjalë të jetë një fillim për gjykimin e Izraelit në gjyqin ndërkombëtar për shkeljet e bëra ndaj vendeve të shenjta.
Në këtë deklaratë gjithashtu shprehen falënderimet ndaj vendeve të cilat dhanë votën e tyre pro Mesxhid-i Aksas.
Në votimin e bërë në UNESCO përdorimi i emrit, Mesxhid-i Aksa fitoi me 33 vota pro, 6 kundër dhe 17 të përmbajtur.