Unike në botë, jetimorja në Sri Lanka strehë për 79 elefantë

 Jetimorja e parë dhe e vetme në botë që kujdesët për elefantët ndodhet në fshatin Pinnawala në rajonin qendror të Sri Lankas, dhe tani është strehimore për 79 elefantë të cilët janë gjetur të vetmuar, të sëmurë dhe të lënduar në habitatet e tyre natyrore, shkruan Anadolu Agency (AA).
 
Jetimorja e cila shtrihet në një sipërfaqe prej 24 dynym, është hapur në shkurt të vitit 1975 si shtëpi për pesë këlyshë elefantë.
 
Jetimorja drejtohet nga Ministria e Planifikimit Hapësinor të Sri Lankës, dhe aty punojnë rreth 50 persona që kujdesen për elefantët. Për sigurinë përkujdeset ekipi i mbrojtjes.
 
Për përkujdesjen e çdo elefanti çdo ditë sigurohen 50 kilogram të nevojshme ushqimi dhe 200 litra ujë, ndërsa për këlyshët sasitë e nevojshme të qumështit dhe pemëve.
 
Pranë jetimores rrjedhë lumi Maha Oya ku elefantët lahen, ndërsa numri i madh i turistëve gjithnjë e më shumë vijnë në jetimoren dhe së bashku me rojet ushqejnë elefantët. Biletat për të hyrë në jetimoren kushtojnë 20 dollarë amerikan.
 
Në kuadër të jetimores janë hapur disa dyqane suvenirësh që ku shiten suvenire me motive të elefantëve, dhe të cilat mbyllen gjatë nisjes së elefantëve në mesditë për t’u larë në lumë, në mënyrë që të shmanget shqetësimi i këtyre kafshëve dhe parandalohen sulmet e tyre. 
 
Turistët më së shpeshti blejnë fletë, byzylyk dhe sende tjera të bëra nga bajgë e elefantëve.
Artikulli paraprakÇavuşoğlu: Evropa duhet të adresojë shkaqet e radikalizmit
Artikulli vijuesTiranë, fillon samiti rajonal për përpjekjet kundër ekstremizmit të dhunshëm