Unioni i Dijetarëve kritikon Egjiptin për urdhër-arrestin për Kardavin

Një grup i dijetarëve muslimanë kritikuan Egjiptin të hënën për shkak të një urdhër-arresti të Interpolit për udhëheqësin e tyre, Shejh Jusuf Kardavi, që jeton në Katar dhe përkrah hapur Vëllazërinë Muslimane, ka zemëruar shtetet e Gjirit Persik që mbështetën grusht shtetin ushtarak të Egjiptit.

Interpoli këtë muaj lëshoi një Njoftim të Kuq për Shejh Jusuf al-Kardavi në lidhje me disa vepra të supozuara, përfshirë vrasje, zjarrvënie, vandalizëm dhe vjedhje. Thuhet se ky Njoftim është bërë me urdhër të autoriteteve egjiptiane.

Autoriteti fetar egjiptian, programi fetar televiziv i të cilit në Al Xhezira është shikuar nga miliona deri sa përfundoi në fillim të këtij viti, ka qenë kritik i qeverisë ushtarake të Egjiptit, duke e akuzuar kryetarin Abdel Fatah al-Sisi për tradhti, për rrëzimin e kryetarit , Muhammed Mursi, vitin e kaluar.

Në një deklaratë, Unioni i Ndërkombëtarë i Dijetarëve Musliman, kërkoi që urdhër-arresti, për Shjeh Kardavin, të hiqet shpejt.

Ne si shkencëtarë dhe dijetarë dhe të gjithë muslimanët jemi habitur për kërkimin e arrestit të Shejh Jusuf al-Kardavi, që është në listën e më të kërkuarve ndërkombëtarisht, nga Interpoli, me kërkesë të autoriteteve të grushtit të shtetit në Egjipt, thuhet në deklaratë.

Deklarata i përshkroi pikëpamjet Shejh Jusuf Kardavit si të moderuara dhe tha se autoritetet gjyqësore ndërkombëtare duhet të ketë qenë në dijeni për kriminelët e vërtetë, të cilët plaçkitin, vjedhin vrasin dhe djegin njerëzit e tyre, dhe të pavërtetën e financave, dhe bota e di të gjitha këto.

Ai nuk dha hollësi, por anëtarët e koalicionit egjiptianë anti-grushtshtet, zakonisht, e përdorin gjuhën e tillë për t’iu referuar qeverisë të Abdel Fata Al-Sisi-t.

Në Egjipt, ku Vëllazëria Muslimane ka qenë e klasifikuar si një organizatë terroriste, autoritetet kanë bërë thirrje për arrestimin e Kardavit dhe për ta gjykuar për veprat penale të listuara në njoftimin e Interpolit. Kardavi mohon përfshirjen në ndonjë prej krimeve të tilla.

Në fillim të këtij viti, përkrahja me zemër e Kardavit për Vëllazërinë Muslimane çojë në një përçarje të paparë diplomatike mes Katarit dhe disa shtete të tjera të Gjirit Persik të cilët e konsiderojnë grupin një kërcënim të sigurisë dhe përkrahës të Muhammed Mursit të përmbysur.

Që atëherë, Kardavi është përmbajtur nga predikimet e Ditës së Xhuma. Por kjo nuk e ka ndaluar atë nga të kritikuarit e sundimtarëve të Egjiptit gjatë konferencave apo nga deklaratave të dërguara shpesh me email./ML/

Artikulli paraprakKur papa madhëronte sulltanin
Artikulli vijuesKur papa madhëronte sulltanin