“Uollstrit Xhërnal”: SHBA-ja i rishqyrton planet për tërheqjen e ushtarëve të saj nga Afganistani

Armata amerikane i rishqyrton planet për tërheqjen e ushtarëve të saj nga Afganistani, me qëllim që t’i mundësohet Shtëpisë së Bardhë ta shtyjë afatin për nënshkrimin e marrëveshjes për siguri, shkruan gazeta “Uollstirt Xhërnall”.

SHBA-ja pret përfundimin e zgjedhjeve presidenciale në Afganistan dhe fundin e udhëheqjes së Hamid Karzait, para se ta lidhin marrëveshjen, me të cilën do të përcaktohet statusi juridik i ushtrisë amerikane, e cila do të qëndrojë në Afganistan edhe pas vitit 2014.

Gazeta njofton se qëndrimi i tillë tregon se Uashingtoni nuk ka shpresa të mëdha për përmirësimin e marrëdhënieve të tensionuara me Karzain dhe për nënshkrimin e marrëveshje para zgjedhjeve presidenciale në Afganistan, të cilat duhet të mbahen në prill./press/kohaislame

Artikulli paraprakEuropa Perëndimore përballet me stuhi dhe përmbytje si pasojë e motit të ligë
Artikulli vijuesDy femra të zhdukura gjenden në Milloshevë, shfrytëzoheshin seksualisht