Televizioni shtetëror sirian raportoi se armëpushimi ka hyrë në fuqi mbrëmë, një orë pas mesnatës sipas kohës lokale.
Ushtria lojale e regjimit sirian Bashar al-Assad ka konfirmuar se në Halep është shpallur armëpushim 48 orësh pasi mbrëmë zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Rusisë arritën marrëveshje sipas shembullit në Gutan Lindore dhe Latakia që të vendoset ndalim i luftimeve edhe në këtë rajon në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Televizioni shtetëror sirian raportoi se armëpushimi ka hyrë në fuqi mbrëmë, një orë pas mesnatës sipas kohës lokale dhe se ushtria siriane paralajmëroi se i njëjti do të zgjasë 48 orë.
Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën njoftoi se SHBA-të dhe Rusia kanë arritur marrëveshje sipas të cilës ndërprerja e armiqësisë në Siri do të përfshijë edhe qytetin e Halepit.