Ushtria izraelite vret të riun palestinez në Bregun Perëndimor

1 Min Read
Ushtria izraelite në Bregun Perëndimor ka vrarë një të ri palestinez, transmeton Anadolu Agency (AA).
 
Sipas dëshmitarëve okularë, ushtria izraelite ka hapur zjarr mbi palestinezin Muhamed Sami al-Kusbea pranë pikave të kontrollit ushtarak mes Ramallahut dhe Jerusalemit.
 
Më vonë doli se një sulm i armatosur nuk ishte i justifikuar dhe as nuk janë regjistruar përleshje me ushtrinë.
 
Mjeku Samir en-Natur nga Qendra Mjekësore e Ramallahut për AA tha se i riu ishte në gjendje shumë të rëndë, kur ai u transferua në këtë qendër.
 
Ai kishte lëndime në gjoks dhe fytyrë, por për shkak të humbjes së gjakut nuk arriti të mbijetonte.
 
Ndërkohë ushtria izraelite periodikisht kryen sulme në territorin e Bregut Perëndimor, ku shpesh viktima janë civilët.
Share This Article