Ushtria nigeriane pohon se ka vrarë vret mbi 300 anëtarë të Boko Haram

Në operacionet ushtarake të dy ditëve të fundit në Nigeri të ndërmarra kundër Boko Haram njoftohet se janë vrarë më shumë se 300 luftëtarë të saj, raporton AA.
 
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Chris Olukolade, tha se në operacionet ajrore dhe tokësore të kryera në verilindje të vendit janë vrarë më shumë se 300 luftetarë të Boko Haram dhe se 11 qytete në rajon janë çliruar nga qeverisja e Boko Haram.
 
Chris Olukolade, gjithashtu ka theksuar se në operacione janë kapur disa luftëtarë dhe një numër i madh i armëve dhe automjeteve janë konfiskuar.
 
Mësohet gjithashtu se rajonet të cila ishin nën kontrollin e Boko Haram dhe të cilat u çliruan prej tyre gjatë operacioneve ishin qytetet Monguno, Gabchari, Abba Jabari, Zuntur, Gajigana, Gajiram, Damakar, Kumaliwa, Bosso Wanti, Jeram dhe Kabrisungul.
 
Theksohet se në sulmet e ndërmarra nga organizata Boko Haram gjatë viteve 2009-2014 në Nigeri kanë humbur jetën më shumë se 5.000 civilë.
Artikulli paraprakDavid Beckham mbështet Luis Figon për kreun e FIFA-s
Artikulli vijuesThaçi, në vizitë dyditore në Turqi