Ushtria për Sirinë e Lirë: Anglia s’mund të hyjë në Siri kur t’i dojë qejfi

0
147

Ushtria për Sirinë e Lirë i është përgjigjur deklaratës së Shefit të Shtatmadhorisë së Anglisë, Dejvid Riçards, i cili kishte thënë se “ndaj Sirisë mund të bëhet një lloj ndërhyrjeje ushtarake në rast të përkeqësimit të krizës humanitare në këtë vend”.

Autoritete të Ushtrisë për Sirinë e Lirë si kusht për të lejuar forcat britanike që të hyjnë në territorin e Sirisë parashtruan koordinimin me opozitën.

“Siria nuk është një vend pa zot që Anglia të hyjë kur t’i dojë qejfi”, thuhet në deklaratën e Ushtrisë për Sirinë e Lirë.

Në këtë komunikatë theksohet gjithashtu që forcat britanike do të mund të pranohen nëse do të punohet në mënyrë të koordinuar me opozitën, përkundrazi ato do të konsiderohen si të ishin forca të Esadit.

Ndërkaq, i dërguari special i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Lahdar Brahimi, kërkoi nga anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit që të zbatojnë një orë e më parë vendimet, që Asambleja e Përgjithshme dhe vet Këshilli i Sigurimit të OKB-së kanë marrë në lidhje me krizën siriane./trt/kohaislame