Ushtrimet fizike të matura janë një mjet efikas për ruajtjen e shëndetit të mirë. Ato nxehin organet, ndihmojnë në shpërbërjen e produkteve jo të dobishme dhe e bëjnë trupin të lehtë dhe aktiv. Këto ushtrime nuk duhet të çojnë në mbilodhje.
Organet e trupit forcohen dhe bëhen energjike nëpërmjet ushtrimeve të rregullta. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për aftësitë e brendshme të njeriut. Për shembull, ai që dëshiron të përmirësojë kujtesën do ta arrijë nëpërmjet ushtrimeve të posaçme për mbajtjen mend të gjërave. Për çdo organ ka ushtrime të veçanta.
Profeti Muhamed a.s. ka këshilluar një formë ushtrimi, e cila është e mirë për trupat dhe zemrat tona kur tha: “Udhëtoni, sepse do të bëheni më të shëndetshëm” si dhe: “Agjëroni që të bëheni të shëndetshëm.”/dritaislame/