Vajza nga Egjipti që shpiku shndërrimin e mbeturinave plastike në bioderivate

0
271
Gjashtëmbëdhjetë vjeçarja Azza Abdel Hamid Faiad nga Shkolla e Gjuhës Zahran në qytetin e Aleksandrisë, në Egjipt fitoi çmimin  Evropian “European Fusion Development Agreement”, në garat e 23ta të Bashkimit Europian për Shkencëtarë të Rinj. Ajo ishte në mesin e 130 konkurrentëve nga 37 vende.
Unë mendoj se ky është vetëm një shembull i mrekullueshëm në rëndësinë e shkencës dhe inovacionit. Kjo është e mrekullushme për një numër arsyesh:
# 1 – Ajo gjeti një përdorim pozitiv të përdorimit të mbeturinave të plastikës, të cilat zakonisht përfundojnë në tokë dhe shkatërrojnë mjedisin.
# 2 – Kjo shpikje adreson nevojat për energji, të cilat për popullatën paraqesin një nga kostot më të mëdha për familjet me të ardhura mesatare.
# 3 – Kjo vajzë është vetëm një tjetër shembull i asaj që ndodh kur ne fëmijëve u mësojmë si duhet shkencën tonë dhe matematikën.
 
 
Ideja e kthimit të polimereve plastike në stoqe të karburantit, si lëndë të para për prodhimin e biokarburanteve, nuk është një ide e re. Por Faiad ka gjetur një katalizator që i jep procesit shpejtësi dhe efikasitet shumëherë më të lartë, katalizatori aluminosilicate, që përshpejton prishjen e mbeturinave plastike dhe mundëson prodhimin e produkteve të gazta si metani, propani dhe etani, të cilat pastaj konvertohen në etanol për ta përdorur si biokarburant.
 
Faiad dhe mentorët e saj propozojnë përdorimin e këtij zbulimi për të shfrytëzuar konsumin e lartë të plastikës në Egjiptit, i cili vlerësohet të arrijë në një milion ton në vit, dhe të fitohen para nga plastike e riciklueshme!
Ajo llogarit që kjo teknologji “mund të sigurojë një metodë ekonomikisht efikase për prodhimin e karburantit nga hidrokarburet: derivatet e naftës që mund të dalin nga ky projekt sillen rreth 40.000 ton në vit dhe hidrokarburet në formë të gazrave rreth 138.000 ton në vit, të cilat kanë ekuivalentin financiar prej 78.000.000 $.”
 
 
Dhe, edhe para se të këtë zbulime dhe zgjidhje për riciklimin e plastikës …një studim nga Instituti i Bioshkencës dhe Energjisë në Berkeley kishte gjetur se tashmë rreth 30% e të gjitha nevojave të transportit të karburanteve me bazë mund të plotësohen me biokarburantet bimore, bazuar në këtë:
 
Biokarburantet e lëngshme janë bërë aktualisht pothuajse tërësisht nga panxhar sheqeri, niseshteja, ose yndyrnat dhe vajrat që rrjedhin nga bimët, e që rëndom janë përdorur edhe për ushqim. Në mënyrë të përshtatshme, ekziston shqetësimi se përdorimi i ushqimit dhe të lashtave për karburant nuk mund të jetë strategji e qëndrueshme, në kohën e zgjerimit të kërkesës dhe nevojave për ushqim.

Megjithatë, ekziston një mundësi afat-gjate për të prodhuar lëndët djegëse nga biomasa jo-ushqimore nga bimët. Në këtë shqyrtim të shkurtër, ne kemi përmbledhur disa nga çështjet që lidhen me zhvillimin e stoqeve për karburantet  e transportit nga celuloza dhe janë përpjekje për të përshkruar disa nga pyetjet shkencore në biologjinë e bimëve që janë të lidhura në mënyrë specifike për këtë temë.

 
 
 
 
 
Burimi: Banoosh